Sako takim me fermerët: Me rëndësi krijimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi sot një takim me fermerët e njësisë administrative Katundi i Ri, ku në fokus ishte krijimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) si një mekanizëm për forcimin e sektorit bujqësor.

Gjatë takimit, kryetarja Sako theksoi se organizimi i fermerëve në struktura të përbashkëta u mundëson atyre akses më të lehtë në mbështetje financiare, subvencione dhe programe të zhvillimit rural. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rolit të pushtetit vendor në thjeshtimin e procedurave administrative, ofrimin e asistencës teknike dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.

Sipas njoftimit të bashkisë Durrës, fermerët pjesëmarrës ndanë shqetësimet dhe nevojat e tyre, duke e konsideruar këtë nismë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në zonë.

Takimi u mbyll me një angazhim të përbashkët për vijimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për krijimin e SHBB-ve funksionale në Katundin e Ri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia