Skema të reja për fermerët, Salla: Do t’i mbështesim me buxhete

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, foli sot lidhur me Javën e Bujqësisë dhe skemat e reja për fermerët, duke theksuar se janë të pranishëm në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me ta.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, foli sot lidhur me Javën e Bujqësisë dhe skemat e reja për fermerët, duke theksuar se janë të pranishëm në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me ta.

Nga Maqellara, Dibër, ku vizitoi një plantacion me mjedra, ministri Salla në një intervistë medie, informoi se po zhvillojnë bisedime me fermerët lidhur me skemën kombëtare, e cila është gjithëpërfshirëse dhe është përshtatur sipas sugjerimeve të fermerëve nga të gjitha bashkitë.

“Kemi qenë në çdo bashki me fermerët dhe tashmë do të vazhdojmë përsëri për t’i orientuar ata që të aplikojnë drejt skemës tonë kombëtare, në mënyrë që të përfshihen në buxhetin tonë të akorduar prej 52 milionë eurosh nga AZHBR, institucioni ynë përgjegjës për aplikimin e fermerëve. Duke diskutuar me ta, kemi identifikuar edhe disa problematika të tjera, të cilat i reflektojmë herë pas here për t’i buxhetuar bashkive, duke adresuar çështje si vaditja dhe kullimi”, tha ministri.

Ai theksoi se një nga problematikat kryesore mbetet vaditja, duke shtuar se buxheti është akorduar dhe ndarja e fondeve është në fazën e zbatimit.

“Ne e kemi akorduar tashmë buxhetin për bashkitë që kanë aplikuar pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe jemi në fazën e shpërndarjes së fondeve në zonat prioritare, sidomos aty ku ka problematika të vazhdueshme ose zona të pambuluara për vaditje. Gjithashtu, është e rëndësishme krijimi i SHBB-ve të përbashkëta, për të çuar bujqësinë shqiptare në një nivel më të lartë”, tha ministri.

Salla u shpreh se është e rëndësishme që fermerët të grumbullojnë faturat, pasi vetëm me to mund të mbështeten me buxhet dhe të investojnë më shumë në fermat dhe bizneset e tyre bujqësore.

Burimi ATSH

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei