Rritja e lartë ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2026 – tregues i efikasitetit të politikave ekonomike

Ndërsa konfliktet e vazhdueshme gjeopolitike kanë rritur çmimet ndërkombëtare të energjisë, duke shkaktuar mungesa të karburantit dhe duke ndikuar negativisht në prodhimin dhe jetën në shumë vende, Kina ka mbetur kryesisht e paprekur nga këto tronditje. Kjo i atribuohet përpjekjeve të vazhdueshme të Kinës për të zhvilluar sektorin e ri të energjisë në një mënyrë të orientuar drejt së ardhmes dhe për të diversifikuar prodhimin e saj të energjisë.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Rritja ekonomike globale është ndikuar nga çmimet më të larta të energjisë dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike. Ekonomitë e vendeve të zhvilluara të G7, sipas raporteve të OECD-së dhe FMN-së, po tregojnë shenja stanjacioni ose ngadalësime të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit 2026. Ekonomia e Italisë pritet të ketë rritje të moderuar në tremujorin e parë 2026 me 0,5-0.8% të PBB. Banka e Kanadasë parashikon një normë rritjeje të tremujorit të parë 2026 në 0.6%. Rritja ekonomike e SHBA-së në tremujorin e parë të vitit 2026 tregoi një ngadalësim të ndjeshëm në një normë vjetore prej 0.5%. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Japonia treguan një rritje të moderuar në fillim të vitit 2026, me 0.3%. Ekonomia e Gjermanisë në tremujorin e parë të vitit 2026 po përjeton një rritje shumë të dobët, me PBB-në e parashikuar të rritet vetëm me afërsisht 0.1-0.3%. Pavarësisht pasigurive të jashtme dhe rreziqeve gjeopolitike, ekonomia e Kinës u rrit me 5 përqind në tremujorin e parë të vitit 2026, duke përforcuar rolin e vendit si një forcë stabilizuese në një ekonomi globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.


Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikave Kinë. Bankat Qendrore, Economy-Finance.EC. Europa.EU dhe analiza e autorit

Ndërsa konfliktet e vazhdueshme gjeopolitike kanë rritur çmimet ndërkombëtare të energjisë, duke shkaktuar mungesa të karburantit dhe duke ndikuar negativisht në prodhimin dhe jetën në shumë vende, Kina ka mbetur kryesisht e paprekur nga këto tronditje. Kjo i atribuohet përpjekjeve të vazhdueshme të Kinës për të zhvilluar sektorin e ri të energjisë në një mënyrë të orientuar drejt së ardhmes dhe për të diversifikuar prodhimin e saj të energjisë. Nafta përbën më pak se 20 përqind të konsumit të përgjithshëm të energjisë në Kinë, duke kufizuar ekspozimin e ekonomisë ndaj luhatjeve globale të çmimeve. Përparimet në teknologjinë e shndërrimit të qymyrit në kimikate lejojnë zëvendësimin vendas të disa produkteve petrokimike, ndërsa përdorimi masiv i automjeteve të reja të energjisë zvogëlon varësinë e familjeve nga karburantet.

Më 22 prill 2026, në Yangzhou, Provinca Jiangsu, punëtorët po punonin në linjën e prodhimit në punishten inteligjente të Weichai (Yangzhou) Special Vehicle Co., Ltd.Foto nga VCG

Në tremujorin e parë, rritja e prodhimit dhe ofertës u përshpejtua, kërkesa e tregut vazhdoi të përmirësohej, punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm, çmimet e tregut u rritën në mënyrë të moderuar dhe zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë përparoi me një vrull të ri dhe pozitiv. Të dhënat pasqyrojnë një përmirësim të dukshëm si në ofertë ashtu edhe në kërkesë. Nga ana e ofertës, prodhimi bujqësor mbeti i favorshëm, ndërsa prodhimi industrial u rrit me një ritëm më të shpejtë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, si dhe u tregua një rritje e qëndrueshme dhe e shpejtë në sektorin e shërbimeve. Sipas vlerësimeve paraprake, produkti i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e parë arriti në 33,419.3 miliardë juanë, duke u rritur me 5.0 përqind nga viti në vit me çmime konstante. Sipas industrisë, vlera e shtuar e industrisë primare ishte 1,194.1 miliardë juanë, duke u rritur me 3.8 përqind nga viti në vit; ajo e industrisë sekondare ishte 11,613.5 miliardë juanë, duke u rritur me 4.9 përqind; dhe ajo e industrisë terciare ishte 20,611.7 miliardë juanë, duke u rritur me 5.2 përqind.

Në tremujorin e parë, vlera e shtuar e bujqësisë regjistroi një rritje vjetore prej 3.7 përqind. Gruri dimëror ruajti një sipërfaqe të mbjellë të qëndrueshme me fidanë që kane vazhduar të rriten në kushte të mira. Sipas anketës kombëtare për qëllimin e mbjelljes, sipërfaqja e mbjellë e synuar për drithëra ishte përgjithësisht e qëndrueshme. Në tremujorin e parë, prodhimi i mishit të derrit, viçit, deles dhe shpendëve ishte 26.62 milion ton, duke u rritur me 4.8 përqind nga viti në vit. Vlera totale e shtuar e ndërmarrjeve industriale u rrit me 6.1 përqind. Vlera e shtuar e minierave u rrit me 6.0 përqind, ajo e përpunimit u rrit me 6.4 përqind, dhe ajo e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, energji për ngrohje, gaz dhe ujë u rrit me 4.3 përqind. Vitaliteti është i dukshëm në industritë e teknologjisë. Vendi është bërë një lider global në industrinë e automjeteve me energji të re. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve dhe prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 8.9 përqind dhe 12.5 përqind respektivisht. Për sa i përket produkteve, prodhimi i pajisjeve të printimit 3D, baterive litium-jon dhe robotëve industrialë u rrit me 54.0 përqind, 40.8 përqind dhe 33.2 përqind përkatësisht.

Vlen të përmendet se prodhimi me vlerë të shtuar i industrisë së prodhimit të automjeteve dhe pajisjeve hapësinore u rrit me 17.7 përqind, ndërsa ai i prodhimit të avionëve u rrit me 27.3 përqind. Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI) ka nxitur rritjen në të gjithë sektorët përkatës. Në tremujorin e parë, prodhimi i materialeve elektronike të specializuara dhe qarqeve të integruara, të dyja të lidhura drejtpërdrejt me prodhimin dhe zbatimin e AI, panë një rritje të prodhimit me vlerë të shtuar me përkatësisht 32.5 përqind dhe 49.4 përqind. Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve u rrit me 5.2 përqind. Konkretisht, vlera e shtuar e shërbimeve të qirasë dhe biznesit, transmetimit të informacionit, shërbimeve të softuerit dhe teknologjisë së informacionit, financave, transportit, magazinimit dhe shërbimeve postare, si dhe akomodimit dhe shërbimit të ushqimit u rritën me përkatësisht 12.2 përqind, 10.6 përqind, 6.5 përqind, 4.3 përqind dhe 4.3 përqind.


Më 22 prill 2026, Konferenca FAIR plus2026 për Lidhjen e Industrisë së Robotikës u mbajt në Sallën 9 të Qendrës së Konventave dhe Ekspozitave të Shenzhenit (Futian)./Foto nga VCG

Efikasiteti i politikave shihet qartë në rritjen e kërkesës së brendshme, një përparësi qeveritare për objektivat ekonomike të këtij viti. Shitjet në treg janë rritur vazhdimisht dhe kërkesa e konsumatorëve për shërbime është përshpejtuar. Në tremujorin e parë, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 12,769.5 miliardë juanë, duke u rritur me 2.4%. Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 11,057.4 miliardë juanë, duke u rritur me 2.3% dhe ato në zonat rurale arritën në 1,712.1 miliardë juanë, duke u rritur me 3.1%. Të grupuara sipas modeleve të konsumit, shitjet me pakicë të mallrave ishin 11,307.2 miliardë juanë, duke u rritur me 2.2%; të ardhurat nga shërbimi ushqimor ishin 1,462.3 miliardë juanë, duke u rritur me 4.2%. Shitjet me pakicë të drithërave, naftës dhe ushqimeve, të rrobave, këpucëve, kapelave dhe tekstileve, të pajisjeve të komunikimit, si dhe të arit, argjendit dhe bizhuterive nga ndërmarrjet mbi madhësinë e caktuar u rritën përkatësisht me 10.0 përqind, 9.3 përqind, 20.8 përqind dhe 12.6 përqind.

Investimet në asete fikse arritën në 10,270.8 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 1.7 përqind. Investimet në asete fikse u rritën me 4.8 përqind (duke zbritur investimet në zhvillimin e pasurive të paluajtshme). Konkretisht, investimet në infrastrukturë u rritën me 8.9 përqind; ato në prodhim u rritën me 4.1 përqind; dhe ato në zhvillimin e pasurive të paluajtshme ranë me 11.2 përqind. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 7.4 përqind, nga të cilat investimet në prodhimin e pajisjeve kompjuterike dhe të zyrës, prodhimin e automjeteve dhe pajisjeve hapësinore, si dhe shërbimet e informacionit u rritën përkatësisht me 28.3 përqind, 19.0 përqind dhe 20.9 përqind.

Importet dhe eksportet e mallrave u rritën me një rritëm të lartë dhe struktura tregtare vazhdoi të optimizohej. Vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 11,838.0 miliardë juanë, një rritje prej 15.0 përqind. Vlera totale e eksporteve ishte 6,846.7 miliardë juanë, duke u rritur me 11.9 përqind; vlera totale e importeve ishte 4,991.3 miliardë juanë, duke u rritur me 19.6 përqind. Importet dhe eksportet me vendet partnere të “Një brez, një rrugë” u rritën me 14.2 përqind. Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 18.3 përqind. Me një rritje prej 15 përqind. vëllimi tregtar i Kinës në tremujorin e parë arriti një rekord, duke sfiduar tendencat e dobëta të tregtisë globale.

Në tremujorin e parë, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.9 përqind. Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla mesatare e papunësisë në të anketuarit urbanë ishte 5.3 përqind, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat familjare vazhduan të rriten, ndeërsa rritja e të ardhurave të familjeve rurale tejkaloi atë të familjeve urbane. Të ardhurat e disponueshme për frymë në të gjithë vendin për familjet ishin 12,782 juanë, një rritje nominale prej 4.9 përqind ose një rritje reale ishte 4.0 përqind pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Të ardhurat e disponueshme për frymë për familjet urbane ishin 16,549 juanë, një rritje nominale prej 4.2 përqind ose një rritje reale prej 3.2 përqind; të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 7,433 juanë, një rritje nominale prej 6.1 përqind ose një rritje reale prej 5.4 përqind.

Shifrat ekonomike në përmirësim në tremujorin e parë, pavarësisht vështirësive brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm që kanë sinjalizuar një fillim të mirë për ekonominë kineze këtë vit, por gjithashtu kanë ofruar prova të fuqishme të efikasitetit të politikave ekonomike të Kinës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Shqipërisë në Kirgistan, Blerta Kadzadej, dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadorja Blerta Kadzadej paraqiti letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës së Kirgistanit, Sadyr Japarov, si ambasadore jo-rezidente.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Shqipërisë në Kirgistan, Blerta Kadzadej, dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadorja Blerta Kadzadej paraqiti letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës së Kirgistanit, Sadyr Japarov, si ambasadore jo-rezidente.