Gonxhja: Manastiri i Kryeengjëjve shpallet “Monument Kulture”, do të bëhet i jetueshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet “Monument Kulture”, Kategoria I dhe se shumë shpejt do të fillojë puna për ta rikthyer manastirin të jetueshëm.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet “Monument Kulture”, Kategoria I dhe se shumë shpejt do të fillojë puna për ta rikthyer manastirin të jetueshëm.

Ministri tha se, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër është realizuar shpallja e kishës si pasuri kulturore “Monument Kulture” i kategorisë së parë, si dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur për konakët, duke garantuar mbrojtjen ligjore të të gjithë ansamblit.

Miratimi i projektit hap rrugën për nisjen e punimeve të zbatimit, të cilat synojnë rikthimin e funksionit dhe jetueshmërisë së manastirit, duke e kthyer atë në një hapësirë të gjallë për komunitetin dhe trashëgiminë kulturore, si dhe duke pasuruar itineraret turistike të vendit.

Kjo do të jetë ndërhyrja e parë e plotë për ringritjen e konakëve, të cilët aktualisht janë në gjendje të degraduar. Ajo përfshin pastrimin, konsolidimin e muraturës dhe rindërtimin e elementeve tradicionale si çatitë, dyshemetë dhe strukturat prej druri.

Manastiri i Kryeengjëjve është një nga ansamblet më të rëndësishme shpirtërore dhe arkitekturore të Derviçanit, me vlera të spikatura historike dhe identitare. Kompleksi, i përbërë nga kisha dhe konakët, dëshmon traditën e ndërtimit në gur dhe organizimin e jetës monastike ndër shekuj.

Kreu i MTKS-së tha se, së bashku me kryebashkiakun e Dropullit, Dhimitraq Toli dhe organizatat partnere, po punohet për shpëtimin, rijetëzimin dhe promovimin e objekteve e qendrave historike si dhe restaurimin e evokimin e vlerave kulturore përmes statuseve mbrojtëse që mobilizojnë financime projektesh e rimëkëmbje ekonomike lokale të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…