Salla dhe Lamallari në pikën e inspektimit kufitar Durrës: Forcohet kontrolli për sigurinë ushqimore të importeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar (PIK) në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në Shqipëri.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar (PIK) në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në Shqipëri.

Në këtë inspektim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti.

PIK Durrës mbetet porta kryesore hyrëse e mallrave në vend, duke përpunuar rreth 43-47% të importeve totale, përfshirë edhe mallrat në tranzit drejt Kosovës, çka e bën këtë pikë një nyje strategjike për kontrollin ushqimor.

Gjatë inspektimit, Salla theksoi rëndësinë e këtij porti në sistemin e kontrollit të produkteve ushqimore.

“Porti i Durrësit është një nga pikat ku kalon 43 – 47% e produkteve që importohen në Shqipëri, përfshirë edhe tranzitin drejt Kosovës, ndaj është thelbësore që këtu të garantohet kontrolli i plotë i produkteve”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se është në proces modernizimi i një rrjeti prej pesë Pikash të Inspektimit Kufitar në Durrës, Vlorë, Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë, me qëllim mbulimin e hyrjeve kryesore të mallrave në vend.

“Po ndërtojmë pesë pika për të garantuar analizat e duhura dhe kontrollin e çdo produkti, në mënyrë që asnjë ngarkesë të mos hyjë në territor pa kaluar në filtrat e sigurisë ushqimore”, theksoi Ministri Salla.

Sipas tij, këto investime synojnë të rrisin standardet e kontrollit dhe të garantojnë cilësinë e produkteve si në import ashtu edhe në eksport, duke forcuar rolin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe koordinimin me institucionet e tjera. Ai nënvizoi gjithashtu se Porti i Durrësit do të mbetet një pikë kyçe kontrolli edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si port hyrës për mallrat nga vendet e treta.

Investimet e realizuara në PIK Durrës, përfshirë mbështetjen nga projekti SAFIAL dhe Banka Botërore, kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe kapacitetet e kontrollit, duke mundësuar ambiente moderne për inspektorët, magazina të pajisura me kushte frigoriferike dhe pajisje për analizimin paraprak të produkteve gjatë kontrollit fizik. Paralelisht, investimet në laboratorët e AKU-së kanë rritur kapacitetet analitike dhe gamën e analizave, duke mundësuar akreditimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.

Procedurat në PIK parashikojnë kontroll të plotë të çdo ngarkese përpara hyrjes në treg, përmes verifikimit të dokumentacionit, identitetit dhe kontrollit fizik, si dhe kontrolleve fitosanitare për produktet bimore. Marrja e mostrave kryhet mbi bazë risku, ndërsa importuesit janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht ngarkesat të paktën 24 orë përpara mbërritjes.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Siguria ushqimore është kritike për qytetarët dhe kërkon bashkërendimin e Policisë së Shtetit, AKU-së dhe doganave për të parandaluar hyrjen e produkteve të rrezikshme apo të falsifikuara”, u shpreh ai.

Ministri Lamallari vuri në dukje se përveç garantimit të cilësisë së produkteve, bashkëpunimi mes institucioneve ndihmon edhe në luftën kundër kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në tregtinë ushqimore, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e ekonomi.

Burimi ATSH

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës