Kumbaro: Programi “Toka në Shkollë” po zgjerohet çdo ditë

Programi “Toka në Shkollë” po nxit një qasje të re të lidhjes mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.


Programi “Toka në Shkollë” po nxit një qasje të re të lidhjes mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.

Në Ditën Botërore të Tokës, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se ky program po zgjerohet çdo ditë në shkollat në të gjithë vendin.

Sipas Kumbaros, “nxënësit janë entuziastë dhe punojnë bashkë me mësuesit që kopshtet në shkolla të gjelbërohen”

“Nga mbjellja e fidanit të parë deri te vjelja e produkteve, fëmijët po prekin nga afër ciklin e rritjes së bimëve. Ministria e Arsimit mbështet çdo hap të këtij projekti, duke siguruar të gjitha materialet e nevojshme për t’i angazhuar nxënësit përtej orarit të mësimit si pjesë e programit të madh pas shkolle”, tha Kumbaro.

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, ku nxënësit jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…