Bayona: Shqipëria, vend tërheqës për investime!

Drejtuesja e Organizatës Botërore të Turizmit, Natalia Bayona, zgjodhi të vishej me konstumin tradicional me simbolet e xhubletës për të promovuar investimet në Shqipëri.

Drejtuesja e Organizatës Botërore të Turizmit, Natalia Bayona, zgjodhi të vishej me konstumin tradicional me simbolet e xhubletës për të promovuar investimet në Shqipëri.

Bayona foli në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit ku u prezantua botimi prestigjioz “Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

“Xhubleta është veshje tradicionale shqiptare, gratë e veshin në fejesa, në dasmë, apo në ceremoni të rëndësishme. Po promovojmë investimet, mendova ta vesh këtë kostum tradicional e dashuroj, dhe në fund të ditës mendoj se investimet në biznese të vogla janë të rëndësishme”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur te arsyet kryesore se pse Shqipëria është vend tërheqës, Bayona u shpreh se “është klima liberale, ke mundësi 100% të drejtë pronësie dhe ndihmon ligji i posaçëm për turizmin, apo ligji për investimet strategjike”.

“Sektorët ku investohet janë nga aeroportet, portet, marinat apo infrastrukturë. Kemi një politikë novatore kur flasim për investimet e gjelbra. Përmes ligjit të investimeve strategjike, janë mbështetur investimet në këtë sektor, prandaj keni pasur edhe 10 milionë turistë. Kemi një ligj të posaçëm për inovacionin, ka më shumë se 154 startup, dhe vendi ka edhe më shumë hapësirë, për të përfituar teknologji të reja për këtë sektor për ta bërë vendin inovativ”, theksoi drejtuesja e OBT-së.

Sipas saj, “Shqipëria po ofron diçka thelbësore, dhe nuk ka të bëjë vetëm me investim për hir të investimit”.

“Objektet turistike janë rritur me 23% në vitin 2022, janë rritur me 8600 dhoma turistike, kemi zona të mbrojtura, keni gastronomi të shkëlqyer, jemi frymëzuar. Është vendi që po rritet me 53% në turizëm, më shumë se gjithë Evropa. Shqipëria është një destinacioni tërheqës për investimet në turizëm, shifrat flasin vetë, dhe performanca është shembull që japin besim. Jemi këtu për të bashkëpunuar për të gjetur oportunitetet e duhur. Le t’i japim vlerë këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë”, theksoi ajo.

(Marrë nga ATSH)

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei