Balluku, Denaj dhe Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve

Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët kanë kultivuar një sipërfaqe prej afro 4 hektarësh me vreshtari.


Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari.

Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët kanë kultivuar një sipërfaqe prej afro 4 hektarësh me vreshtari.

Fermerët kanë përzgjedhur për të kultivuar një varietet, i cili i përshtatet terrenit të zonës, ndërsa synohet që të zgjerohet sipërfaqja e mbjellë, ku përfshihet edhe ndërtimi i një kantine vere.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizituan investimin e realizuar ku biseduan edhe me fermerët të cilët kanë marrë këtë iniciativë.

Bashkimi i fermerëve është një shembull i mirë pasi krijon mundësi që jo vetëm të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella, por të ulin edhe kostot, si dhe krijon akses për të tërhequr më tepër paketa mbështetëse.

“Këtu kemi një SHBB, ajo që ne mundohemi ta promovojmë dhe mundohemi të themi që nëse ju krijoni këtë SHBB do jetë shumë më lehtë që të keni akses në paketat e subvencioneve”, tha Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për të gjitha këto iniciativa, zëvendëskryeministrja bëri të ditur se “Qeveria shqiptare është duke punuar për të zgjidhur një herë e mirë problematikën e pronësisë së tokës bujqësore që ju bënë pastaj të mundshme edhe të gjitha subvencionet dhe mbështetjet financiare”.

Bashkimi i fermerëve krijon mundësi edhe për automatizimin e proceseve, bëri të ditur ministrja Denaj, duke shtuar se në skemën e subvencioneve SHBB-të kanë mundësi të përfitojnë mbështetje të plotë financiare. “Duhet të mendojmë në masë dhe shkallë të madhe që fillojmë dhe të investojmë për automatizimin”, tha Denaj.

Zhvillimi i bujqësisë, por edhe peizazhi që ofron zona, shton mundësitë që kjo pikë të kthehet edhe në një destinacion për vizitorët. “Dikur bujku apo blegtori ishte prodhues. Ideja është që të prodhosh për ta ofruar edhe si ofertë turistike. Ky është sekreti, kjo është edhe e ardhmja”, u shpreh Kumbaro.

Rama nga Brukseli: Nuk ka shtim kushtesh nga BE, jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Brukseli: Nuk ka shtim kushtesh nga BE, jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit…