Hapet tenderi për konsulencë ndërkombëtare për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) hapi procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente ndërkombëtare, e cila do të asistojë në hartimin e kuadrit strategjik, institucional dhe operacional për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.


Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) hapi procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente ndërkombëtare, e cila do të asistojë në hartimin e kuadrit strategjik, institucional dhe operacional për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Sipas dokumenteve të procedurës, synimi është të përzgjidhet një kompani me eksperiencë të konsoliduar në ngritjen dhe funksionalizimin e institucioneve financiare zhvillimore, me qëllim që Banka Shqiptare e Zhvillimit të bëhet funksionale në një afat sa më të shpejtë.

Projekti konsiderohet një nga nismat më të rëndësishme të viteve të fundit në drejtim të forcimit të instrumenteve shtetërore për financimin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e sektorit privat.

Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të ketë një rol kyç në financimin e ekonomisë, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme, përmes produkteve financiare dhe mekanizmave mbështetës me kushte lehtësuese.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit lidhet me zgjerimin e aksesit në shërbimet financiare në të gjithë territorin e vendit, përmes përdorimit të rrjetit të Postës Shqiptare.

Kjo nismë synon të rrisë përfshirjen financiare, sidomos në zonat ku shërbimet bankare mbeten të kufizuara.

Edhe pse si shoqëri aksionare Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk kishte detyrim ligjor për zhvillimin e procedurave të prokurimit përmes organit qendror blerës, institucioni ka zgjedhur vullnetarisht t’ia besojë këtë proces Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Ky vendim vlerësohet si një tregues i angazhimit për transparencë, profesionalizëm dhe respektim të standardeve në proceset publike të përzgjedhjes.

Me nisjen e kësaj procedure, projekti hyn në një fazë konkrete zbatimi, ndërsa autoritetet synojnë që institucioni i ri financiar të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, mbështetjen e investimeve dhe forcimin e sipërmarrjes shqiptare.

Burimi ATSH

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…