Shqipëria dhe Austria forcojnë bashkëpunimin financiar dhe integrimin evropian

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, Martin Kocher zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.


Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, Martin Kocher zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë.
Sipas njoftimit të BSH-së, vizita u çel me një takim dypalësh zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Guvernatorin Gent Sejko, ku u diskutuan zhvillimet ekonomike dhe financiare, si edhe çështje me interes të përbashkët për sektorin bankar dhe bashkëpunimin rajonal.

Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet ekonomike dhe financiare mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të investimeve austriake në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, veçanërisht në sektorin financiar. Ai e cilësoi Austrinë si një partner të rëndësishëm ekonomik dhe një mbështetëse të procesit të integrimit evropian të vendit.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu procesi i integrimit evropian, përafrimi i kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe ndikimi i inovacionit dhe teknologjisë financiare në sistemin bankar.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Banka e Shqipërisë organizoi gjithashtu një tryezë diskutimi me përfaqësues të sistemit bankar dhe drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë, ku u trajtuan tema me interes për sektorin financiar, përfshirë procesin e integrimit evropian, zhvillimet në tregjet financiare, mbikëqyrjen bankare dhe çështje të tjera të lidhura me modernizimin e tij.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Guvernatori Kocher theksoi se besimi mbetet themeli i stabilitetit financiar në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe shumëpolare. Ai nënvizoi se bankat qendrore, autoritetet mbikëqyrëse dhe bankat duhet të mbeten të kujdesshme, rezistente dhe me vështrimin nga e ardhmja në trajtimin e rreziqeve gjeopolitike, dobësive në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe përballjen me transformimin e shpejtë teknologjik dhe sfidave që lidhen me sigurinë kibernetike.

Lidhur me situatën gjeopolitike, Guvernatori Kocher vuri në dukje se ndikimi mbi Evropë dhe në rajon aktualisht pritet të jetë më i kufizuar krahasuar me krizën energjetike të vitit 2022, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e përgatitjes dhe të administrimit të kujdesshëm të rreziqeve nga ana e bankave qendrore dhe e sektorit bankar.

Ai gjithashtu nënvizoi lidhjet e ngushta ekonomike dhe financiare ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se Austria vijon të mbështesë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane.

Së fundi, të dy guvernatorët iu përgjigjën interesit të të pranishmëve mbi çështje të trajtuara gjatë takimit dhe sfidat aktuale të bankave qendrore përkatëse.

Në kuadër të vizitës, Guvernatori Kocher vizitoi edhe ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje” në Bankën e Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të institucionit dhe historisë monetare të vendit.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…