Kurban Bajrami, Spahiu: Më shumë mirëkuptim, dialog dhe bashkim mes njerëzve

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.


Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.

Në mesazhin e tij, Spahiu theksoi se “ kjo festë na kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë”.

Gjithashtu, Spahiu bën thirrje për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

“Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam. Është festa e sakrificës, e bindjes ndaj Zotit, e solidaritetit dhe e dashurisë për njeriun. Ky mesazh mbetet edhe sot një thirrje e fuqishme për të forcuar moralin, përgjegjësinë dhe humanizmin në jetën tonë të përditshme”, tha Spahiu.

Kreu i KMSH-së u shpreh se “në këto ditë të bekuara, mijëra besimtarë nga mbarë bota ndodhen në tokat e shenjta të Mekës për të kryer haxhin. Një nga shtyllat themelore të islamit. Haxhi është simbol i unitetit, barazisë dhe përkushtimit ndaj Zotit të gjithësisë”.

Sipas tij, besimtarë të gjuhëve, kulturave dhe kombeve të ndryshme bashkohen në një adhurim të përbashkët duke dëshmuar se feja jonë ndërtohet mbi paqen, respektin dhe vlerat njerëzore universale.

“Kjo festë na fton të reflektojmë më shumë për njëri-tjetrin, të jemi më pranë familjeve tona, më pranë të moshuarve, njerëzve në nevojë jetimëve dhe çdo zemër që ka nevojë për mbështetje e shpresë. Kurbani nuk është vetëm një ritual fetar, ai është një akt solidariteti, ndarje dhe kujdesi për tjetrin”, nënvizoi Spahiu.

Kreu i KMSH-së theksoi se “në një kohë kur bota përballet me sfida të shumta, konflikte, pasiguri dhe vështirësi sociale, mesazhi i Kurban Bajramit merr një rëndësi edhe më të madhe”.

“Kemi nevojë më shumë se kurrë për mirëkuptim, dialog, respekt dhe bashkim mes njerëzve. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë dashuri, më shumë drejtësi dhe më shumë shpresë”.

“Shqipëria është një vend që ka ruajtur harmoninë ndërfetare dhe respektin reciprok mes besimeve. Kjo është një vlerë e çmuar që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë. Festa të tilla na kujtojnë se besimi duhet të jetë gjithmonë një burim paqeje, qytetarie dhe shërbimi ndaj të mirës së përbashkët”, tha Spahiu.

Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, 27 maj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat

Kryeministri Edi Rama, tha sot se Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat

Kryeministri Edi Rama, tha sot se Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit…