Rama takim me zv/ministren e Qipros dhe komisioneren Kos

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Përpara nisjes së konferencës, Rama ka zhvilluar një takim me zëvendësministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së, dhe me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në fjalën e tij përpara nisjes së Konferencës ndërqeveritare, Rama u shpreh se, “është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë”.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Elbasani kandidat për “European City of Sport 2027”

Presidenti dhe Themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Komisionin e Vlerësimit, u njohën me të dhëna…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Elbasani kandidat për “European City of Sport 2027”

Presidenti dhe Themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Komisionin e Vlerësimit, u njohën me të dhëna…