BE: 300,000 euro për 15 projekte inovative në shtatë bashki të Shqipërisë

Organizatat e shoqërisë civile në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Divjakë, Berat dhe Vlorë do të mbështeten nga Bashkimi Evropian me grante me vlerë 300,000 euro për zbatimin e 15 projekteve inovative, gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje aktive të komunitetit.


Organizatat e shoqërisë civile në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Divjakë, Berat dhe Vlorë do të mbështeten nga Bashkimi Evropian me grante me vlerë 300,000 euro për zbatimin e 15 projekteve inovative, gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje aktive të komunitetit.

Zyra e shtypit e BE në Tiranë, njofton se gjatë vitit të ardhshëm, këto projekte do të sjellin përfitime konkrete për komunitetet lokale, me fokus te përmirësimi i shërbimeve për të rinjtë dhe grupet vulnerabël, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik, turizmi dhe kultura.

Projektet e mbështetura, të zbatuara në kuadër të programit ReLOaD3 të financuar nga BE-ja dhe të zbatuar nga UNDP, u përzgjodhën mes 128 aplikimeve të paraqitura nga organizatat e shoqërisë civile në bashkëpunim me bashkitë. Projektet pasqyrojnë prioritetet dhe nevojat e identifikuara nga vetë komunitetet vendore.

Në Kavajë dhe Vlorë, të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për të marrë pjesë në vendimmarrjen vendore përmes këshillave rinore, laboratorëve të qytetarëve dhe nismave të angazhimit të komunitetit. Në Divjakë, Shkodër dhe Lezhë, projektet do të promovojnë ndërgjegjësimin mjedisor, parandalimin e përmbytjeve, riciklimin, kompostimin dhe edukimin për ruajtjen e natyrës. Ndërkohë, bashki të tilla si Berati dhe Mirdita do të përfitojnë nga nismat që mbështesin ekoturizmin, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin ekonomik vendor. Disa nisma do të përqendrohen gjithashtu te përmirësimi i qasjes digjitale dhe aftësive praktike të TIK-ut për të rinjtë, duke i ndihmuar komunitetet të përgatiten më mirë për mundësitë në ekonominë digjitale.

“BE-ja i kushton rëndësi të madhe forcimit të autoriteteve vendore, jo vetëm financiarisht, por edhe institucionalisht dhe administrativisht. Bashkitë efektive janë thelbësore për zbatimin e reformave, sigurimin e llogaridhënies dhe ndërtimin e besimit te publiku. Partneriteti me organizatat e shoqërisë civile është po aq i rëndësishëm për të siguruar që reformat pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve dhe bëhen vërtet gjithëpërfshirëse. Integrimi në BE nuk mund të jetë vetëm një projekt qeveritar, ai duhet të bëhet një projekt shoqëror. Programet e BE-së si ReLOaD3 e pasqyrojnë këtë qasje dhe do të ndihmojnë për ofrimin e përfitimeve të prekshme për komunitetet në gjithë Shqipërinë”, tha Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

“Kur qytetarët bëhen pjesë e procesit, ata bëhen gjithashtu pjesë e zgjidhjes. Ne e falënderojmë sinqerisht Bashkimin Evropian për partneritetin e tij të vazhdueshëm dhe mbështetjen afatgjatë në ndihmën për forcimin e qeverisjes vendore gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse në gjithë Shqipërinë”, tha Francisco Roquette, Zëvendëspërfaqësues i Përhershëm i UNDP.

ReLOaD3 mbështetet te partneriteti afatgjatë mes Bashkimit Evropian, UNDP-së, bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile për të forcuar qeverisjen vendore transparente, të përgjegjshme dhe të përqendruar te qytetarët në gjithë Ballkanin Perëndimor. Përtej financimit të nismave vendore, programi mbështet një bashkëpunim më të fortë mes qeverive vendore dhe komuniteteve, duke ndihmuar për të garantuar që zhvillimi vendor të jetë gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…