Çeki, Diella prezanton reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki.


Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki.

Në panelin kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në proceset e prokurimit, ministrja Diella prezantoi sistemin e ri elektronik të prokurimit publik, i cili po ndërtohet në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe institucionet shqiptare.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se sistemi i ri do të sjellë një transformim të plotë të mënyrës së zhvillimit të procedurave të prokurimit publik në Shqipëri, duke garantuar transparencë, shpejtësi, barazi, ulje kostosh dhe deburokratizim për bizneset dhe administratën publike.

Sistemi do të ndërveprojë me mbi 40 regjistra shtetërorë, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe duke mundësuar përdorimin e nënshkrimit dhe vulës elektronike në çdo procedurë.

Ndër të tjera, ministrja Diella theksoi se Inteligjenca Artificiale nuk synon të zëvendësojë gjykimin njerëzor, por të fuqizojë administratën dhe qytetarët përmes një sistemi më të drejtë, të monitorueshëm dhe efikas.

Në këtë edicion të 22-të të festivalit, u trajtuan mbi 138 tema nga 170 folës në 10 skena të ndryshme, duke shkëmbyer ide mbi të ardhmen e prokurimit në kontinent.

Festiali eBF është mbledhja më e madhe europiane e ekspertëve në fushat e prokurimit publik, e-Ankandeve, Inteligjencës Artificiale, digjitalizimit, qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të rrezikut.

Çdo vit, ky aktivitet bën bashkë mbi 1,000 profesionistë, udhëheqës biznesi dhe zyrtarë prokurimi nga institucione të ndryshme anembanë Evropës.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me homologun francez, në fokus zgjerimi i BE-së dhe bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Bruksel, me ministrin francez për Çështjet…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me homologun francez, në fokus zgjerimi i BE-së dhe bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Bruksel, me ministrin francez për Çështjet…