Aktivitetet në 2024, ambasadorja Hajdaraga takim me Lidhjen e Gruas Shqiptare në Greqi

Në ambientin e jashtëm të Ambasadës u mboll një mimozë – pema e parë e komunitetit shqiptar në Greqi.


Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, mirëpriti në ambientet e Ambasadës kryesinë e shoqatës së Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi.

Biseda u fokusua mbi planin e aktiviteteve të shoqatës për vitin 2024 dhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore me Ambasadën.

Në fund të këtij takimi, me nismë të shoqatës, në ambientin e jashtëm të Ambasadës u mboll një mimozë – pema e parë e komunitetit shqiptar në Greqi.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mirëpriti në ambientet e Ambasadës kryesinë e shoqatës së Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi – Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα.

Gjatë këtij takimi u bisedua mbi planin e aktiviteteve të shoqatës për vitin 2024 dhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore me Ambasadën.

Në fund të këtij takimi, me nismë të shoqatës, në ambientin e jashtëm të Ambasadës u mboll një mimozë – pema e parë e komunitetit shqiptar në Greqi.

Mimoza simbolizon delikatesën, energjinë, vitalitetin dhe fuqinë femërore. Mbjellja e një peme i shërben së nesërmes dhe përçon mesazhin që ai që mbjell pemë dëshiron të mirën e të tjerëve dhe një të ardhme sa më të mirë të përbashkët.

Falënderojmë shoqatën për këtë dhuratë simbolike.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mirëpriti në ambientet e Ambasadës kryesinë e…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Friday, March 1, 2024

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…