Programi i Ekselencës, Pirdeni: Edhe dy ditë për të aplikuar, mundësi për një karrierë në administratë

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i aplikimeve për Programin e Ekselencës.


Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i aplikimeve për Programin e Ekselencës, ndërsa ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u ka bërë thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’iu bashkuar administratës publike shqiptare.

Përmes një videomesazhi, Pirdeni theksoi se Programi i Ekselencës përbën një mundësi konkrete për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë në administratën publike.

“Mos e lër për vitin tjetër. Apliko sot dhe bëhu pjesë e administratës publike shqiptare dhe e stafeve tona”, u shpreh Pirdeni.

Ministrja i ftoi të interesuarit të aplikojnë brenda afatit, duke e cilësuar programin si një hap drejt zhvillimit të karrierës profesionale në shërbimin publik.

“Është një mundësi reale, një hap drejt karrierës. Aplikoni”, theksoi ajo.

Burimi ATSH

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë nga 13 mijë deri në…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë nga 13 mijë deri në…