“Voyages et Tourisme”: Udhëtoni në Shqipëri

Tirana, kryeqyteti shqiptar, po bëhet gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve që kërkojnë një eksperiencë unike udhëtimi


Tirana, kryeqyteti shqiptar, po bëhet gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve që kërkojnë një eksperiencë unike udhëtimi. Një nga mënyrat më të mira për të shijuar një arratisje në Tiranë është të qëndroni në hostele. Qyteti është plot me akomodime miqësore dhe të gjalla, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”.

“Hostelgeeks”, agjencia online e themeluar më 3 mars 2015, në Qipro, e specializuar në përvojën e hostelit, ju rekomandon tre vendet më të mira në Tiranë për një qëndrim të paharrueshëm.

Larg nga jeta moderne dhe e mërzitshme, këto bujtina janë të ngrohta, me dekorime origjinale dhe ofrojnë një atmosferë të favorshme për relaksim.

Ato janë gjithashtu akomodime tepër të përballueshme. Këto çmime janë një mesatare që mund të ndryshojë në varësi të sezonit.

Zbuloni këto tre vende të pabesueshme që do të përmirësojnë pushimet tuaja në Tiranë.

Trip’n’Hostel

E vendosur në lagjen Pazari i Ri, 300 metra nga qendra e qytetit, Trip’n’Hostel është i përshtatshëm për udhëtarët beqarë dhe pushuesit më të vjetër.

Ka disa dhoma të përziera me 4, 6, 10 dhe 12 krevate, si dhe dhoma dyshe private. E sofistikuar dhe e ngrohtë, ndërtesa është një vilë e vjetër italiane e ndërtuar në vitin 1910. Vila ka tre kate dhe dy lulishte.

Kati i parë përfshin një dhomë të madhe të përbashkët të stilit të vjetër me një atmosferë komode dhe dy oxhaqe.

Ekziston edhe një kuzhinë e përbashkët në bodrumin e parë. Përsa i përket dhomave të gjumit, ato ndodhen në katin e dytë dhe garantojnë netë të qeta.

Për të vëzhguar qiellin me yje, drejtohuni në tarracën e mrekullueshme të solariumit në çati.

Tirana Backpacker Hostel

Hosteli i parë që hapi dyert në Tiranë, në vitin 2005, Tirana Backpacker Hostel është një vilë mahnitëse 100-vjeçare e stilit italian.

Ndodhet në zemër të qytetit, 500 metra nga sheshi Skënderbej dhe është veçanërisht i përshtatshëm për çifte.

Shumëngjyrësh, mikpritës dhe dinamik, hosteli ka dhoma të përziera me 4 dhe 6 krevate, dhoma teke dhe dyshe, një bar, ambiente të përbashkëta të brendshme dhe të jashtme dhe një oborr të shtëpisë shumë interesant.

“Oborri i shtëpisë tërheq klientët gjatë gjithë ditës dhe natës. Aty do të gjeni shumë pemë mandarine dhe portokalli, divane dhe instrumente muzikore”, tha Hostelgeeks.

Hostel Vanilla Sky Boutique

Me konceptin “shtëpi larg shtëpisë”, kjo pronë i impresionon udhëtarët me mobiljet e dizajnuara me cilësi të lartë, dritat e bukura dhe stafin shumë të dobishëm.

Hoteli ndodhet në qendër të Tiranës, vetëm pak hapa nga atraksionet kryesore turistike.

Rekomandohet veçanërisht për gratë që udhëtojnë vetëm.

Ka një përzgjedhje mbresëlënëse dhomash, duke përfshirë dhoma me katër krevate, konvikte të përziera, një dhomë dyshe dhe një dhomë treshe me banjo private, një dhomë dyshe luksoze, si dhe një dhomë familjare.

Secila nga dhomat ka pamje nga rruga dhe disa madje kanë ballkone të gjerë.

https://www.visa-algerie.com/voyage-en-albanie-voici-les-3-meilleures-auberges-de-tirana/

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…