Udhëtim drejt vetvetes

“Udhëtimi drejt vetvetes është udhëtimi më i magjishëm.
Vetëm atëherë, Njeriu ndihet Mbret
i fatit të tij.”


Nga Kliton Nesturi

UDHËTIM DREJT VETVETES

Udhëtoj drejt vetvetes…

Udhëtimi drejt vetvetes
Është si lundrimi një anije me vela
në detin e paqtë,
ndërsa dielli perëndon,
apo si një ecje në një rrugë të zakonshme
rrethuar nga gjelbërimi.

Njeriu e harron këtë
dhe endet ethshëm në jetët e të tjerëve
verbuar nga dashuria dhe përkushtimi,
kohë të tëra,
stinë pas stine,
vit pas viti,
një jetë,
duke u përplasur edhe me fortuna dhe dallgë
të pakuptimta,
menduar në një çast të thellë refleksioni.

Vetëm një çast,
kur përballet me veten
në pasqyrën e së vërtetës,
sheh se rrudhat janë shtuar,
flokët janë thinjur,
e se në shpirt pa kuptuar
harresa është shndërruar në plagë.
Çdokush ikën në jetën e tij,
ndërsa ai ndeshet me veten fillikat,
në një betejë dilemash dhe ekzistence.
Vetja përngjan si një kalorës
në një udhtëtim të mugët gri.
Udhëtimi nëpër jetët e të tjerëve
ka përfunduar në errësirë.
Brenda tij nuk ka asgjë,
pasionet kanë vdekur
dhe ëndrrat kanë humbur në harresë.
Vitet kanë shkuar…

Atë çast vendos
për të provuar udhëtimin drejt vetes.
Nuk është kurrë vonë
të ndezësh pasionet dhe të jetosh ëndrrat,
të nisësh lundrimin si anija me vela në detin e qetë,
apo të ecësh i ëmbël në udhën e rrethuar prej gjelbërimit.
Jeta nuk është vetëm vjeshtë.

Udhëtimi drejt vetvetes është udhëtimi më i magjishëm.
Vetëm atëherë, Njeriu ndihet Mbret
i fatit të tij.

gusht 2020

———————-

(Botuar ne librin “I lindur bohem”, Botimet M&B, 2023)

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…