Lamallari viziton policin e plagosur në Maliq: Hetim i thelluar për ngjarjen

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi sot në spitalin e Traumës efektivin Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni në malin Boden në Maliq, ndërsa u vra në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi sot në spitalin e Traumës efektivin Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni në malin Boden në Maliq, ndërsa u vra në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli.

Lamallari deklaroi nga spitali i Traumës se ka kërkuar nisjen e menjëhershme të procedurave për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë detyrës.

Ai e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se në radhët e policisë numërohen aktualisht 232 efektivë të rënë në krye të detyrës.

“Kam kërkuar nisjen e procedurave të menjëhershme për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”. Kemi plot 232 tashmë, fatkeqësisht, efektivë policie të cilët janë martirë të policisë. Nuk duhej ky rast, është një fatkeqësi si për familjen, ashtu edhe për gjithë shtetin shqiptar”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë një vlerësim të plotë të situatës, respektimit të protokolleve dhe marrjes së masave disiplinore dhe ligjore, sipas përgjegjësive përkatëse.

“Patjetër, e kam thënë edhe më herët, në komunikim me Drejtorin e Përgjithshëm, i kam kërkuar të bëjë një vlerësim të plotë, katërcipërisht të situatës, respektimit të protokolleve dhe ndërmarrjes së veprimeve të duhura disiplinore dhe çdo mase tjetër ligjore, konform ligjit në fuqi dhe përgjegjësisë që gjithsecili duhet të ketë për menaxhimin e kësaj situate”, tha ai.

Lamallari theksoi se po i ofrohet çdo mbështetje familjes së efektivit të plagosur, Edison Adri, i cili ndodhet në kujdesin intensiv mjekësor. Sipas tij, dëmtimet janë në nofull dhe qafë, ndërsa stafi mjekësor po bën të pamundurën për stabilizimin e gjendjes së tij.

“Nga ana tjetër, jemi edhe pranë familjes së efektivit të plagosur, Edison Adri, dhe po sigurojmë çdo mbështetje të kërkuar dhe të nevojshme. Dëmtimet janë në nofull dhe në qafë, më njoftoi stafi mjekësor. Nuk doja të ndërhyja në punën e tyre, sepse ajo që është e rëndësishme në situata të tilla është që çdo sekondë ka vlerë dhe ata duhet të jenë të pranishëm dhe të qetë në punën e tyre. Por po bëjnë të pamundurën për dëmtimet që kanë ardhur për shkak të armës së zjarrit. Ajo që është më e rëndësishme është që gjendja të paraqitet e saktë dhe e specializuar. Megjithatë, në operacione të tilla, siç thonë edhe mjekët me të drejtë, duhet durim dhe ata të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Lamallari shtoi se hetimet për ngjarjen janë duke vijuar dhe se përgjegjësit, nëse do të identifikohen, do të përballen me përgjegjësi ligjore.

“Padyshim, siç e kam thënë edhe më herët, një situatë e tillë kërkon vëmendje maksimale dhe një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë disiplinore dhe ligjore në menaxhimin e situatave. Patjetër, në komunikim me drejtorin e Përgjithshëm, ju siguroj se një hetim i tillë po vijon. Drejtori i Përgjithshëm është nisur tashmë drejt Korçës. Pasi të mbaroj këtë takim këtu me ju, edhe unë do t’i bashkëngjitem për të shkuar atje”, tha Lamallari.

“Sigurisht, ky është një apel për çdo drejtues, i cili duhet, me përgjegjësinë më maksimale dhe më të lartë, të ruajë jetën dhe shëndetin e kolegëve të tij. Më pas, është edhe koha për përgjegjësi morale dhe ligjore. Çfarëdo që të nxjerrë hetimi dhe kushdo që do të dalë përgjegjës para këtij hetimi, do të mbajë përgjegjësi, për këtë ju siguroj. Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është homazhi dhe respekti me përulje për familjen e efektivit të ndjerë dhe mbështetja. Lutem që Edisoni, i cili po përballet tashmë me ndërhyrjet që po bën stafi mjekësor për të shpëtuar jetën e tij. Kjo është më e rëndësishme për mua në këto momente”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Ibrahimaj: Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë garanton njohjen e kontributeve dhe të drejtave sociale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë garanton njohjen e kontributeve dhe të drejtave sociale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e.