Karakaçi: Hyrja e Shkodrës brenda afatit, projekte të tjera infrastrukturore në veri vijojnë sipas planit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti i hyrjes së qytetit të Shkodrës po zbatohet brenda afateve kontraktuale dhe është një nga nyjet kryesore infrastrukturore për veriun e vendit.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti i hyrjes së qytetit të Shkodrës po zbatohet brenda afateve kontraktuale dhe është një nga nyjet kryesore infrastrukturore për veriun e vendit.

Duke iu përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së Gjin Gjoni, ministri tha se kontrata është lidhur në dhjetor 2024 dhe punimet po ecin sipas planit.

“Kontrata e këtij projekti për hyrjen e qytetit është lidhur në dhjetor 2024 dhe ka pasur afat punimesh 18 muaj, pra deri më 23 qershor 2026. Jemi tërësisht në përputhje me kushtet e kontratës” u shpreh Karakaçi, teksa bëri të ditur se, segmenti rrugor është tashmë i aksesueshëm në të dyja korsitë, ndërsa po vijojnë punimet për përfundimin e plotë të tij.

Sipas tij, projekti ka pasur vetëm një ndërhyrje teknike, pas kërkesës së banorëve të zonës.

“Nuk ka pasur ndryshime, vetëm një vendim i Këshillit Teknik për shtimin e një rrethrrotullimi, me kërkesë të banorëve të zonës”, deklaroi Karakaçi duke bërë të ditur se ky rrethrrotullim ndërlidh banorët dhe bizneset e zonës.

Duke folur për projektet infrastrukturore në veri, Karakaçi përmendi Urën e Bahçallëkut dhe Rrugën e Dukagjinit.

“Me përfundimin e Urës së Baçahllëkut do të kemi lehtësi në qarkullim. Punimet vijojnë dhe ky investim përfundon në nëntor 2026. Rruga e Dukagjinit, është një projekt që po zbatohet sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se Ura e Matit nuk është e përshtatshme për qarkullimin e mjeteve të rënda dhe kjo urë është e përfshirë në një projekt rehabilitimi të plotë Bankës Botërore.

Ura e Lezhës, është në vëmendje dhe grupet e terrenit janë në monitorim të vazhdueshëm.

Sa i përket aksit Milot–Balldre, ministri e cilësoi atë pjesë të Korridorit Adriatiko-Jonian, duke theksuar rëndësinë e tij strategjike për vendin.

“Fituesi duhet të kishte dalë brenda datës 20 maj. Është e vërtetë që unë kam deklaruar në 28 prill në hapjen e aksit Tiranë–Durrës, se brenda dy javësh do të dali fituesi koncesionar për ndërtimin e këtij aksi Milot-Balldre dhe kërkoj ndjese për vonesën në shpalljen e fituesit të projektit, por dua t’ju siguroj se ky proces tashmë është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të shpallet” deklaroi Karakaçi.

Ai tha se aksi Milot- Balldre ka ndërtimin e 17 km rrugë të kategorisë A dhe parashikon ndërtimin e rrugës alternative të kategorisë C, pa pagesë. “Po përfundon procedura e koncesionimit dhe është çështje ditësh dalja e tij”, tha ai, teksa shtoi se qeveria e ka në vëmendje maksimale zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë qarkun e veriut të vendit.

Burimi ATSH

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive…