Diana, piktorja e dashuruar me valët e Devollit!

Piktorja talentuar, Diana Xhaçi, ka krijuar profilin e saj mes krijuesve më të njohur të vendit.


Nga Dash Frashëri

Gjithmonë me kavaletin në duar dhe penela gati për peizazhin e radhës.

Kjo është piktorja talentuar vlonjate me banim në Bilisht, Diana Xhaçi.

Me krijimtarinë e bollshme, thuajse me një peizazh në çdo ditë të vitit.

Ka studiuar për pikturë në Liceun e Vlorës, në vitin 1988, dhe tashmë pikturon rregullisht prej më shumë se dy dekadash.

Piktura është jeta e saj!

Bota shpirtërore e saj!

Diana ka krijuar profilin e saj mes krijuesve më të njohur të vendit.


Diana dhe piktori i njohur, Helidon Haliti

Kur pikturon nuk e kursen bojën, pas i pëlqejnë frakturat dhe thyerjet që lë spatula në telajo.

“Më pëlqen të pikturoj direkt në natyrë. Preferoj spatulën, pasi ju vetëm i hedh ngjyrat shpejt, ashtu siç edhe unë e ndjej emocionin artistik në atë moment, por edhe kam krijuar tashmë një identitet timin me këtë teknikë”, tha Diana për “Tirana Diplomat”.

Gjithmonë pranë mrekullive të krijuara nga natyra. Gjen këndvështrimin më tërheqës.

Lumi i Devollit është “telajoja” e saj e përhershme. I pranishëm në shumë peizazhe të saj.

“Lumi i Devollit më pëlqen shumë, pasi nuancat që krijon uji rrinë bukur në pikturë”, tha Diana.

Vjeshta i dhuron emocione të bukura.

Edhe dëbora dhe bukuria e saj  e tërheq si me magnet Dianën.

Dimri e ngroh me ngjyrat e tij!

Sfidon motin e ftohtë të zonës.

Përdor ngjyra të ngrohta, por edhe kontraste të forta.

Diana Ajdari Xhaçi merr pjesë në kolonitë e piktorëve më të njohur në vend. E respektuar midis tyre.


Në Koloninë e Maliqit.

Është bërë njësh me natyrën. Me ngjyrat e jetës.

Në Koloninë Ndërkombëtare “Ditët e Mios”, e organizuar nga Bashkia e Korçës u nderua me certifikatë nga kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Diana është shumë aktive në jetën kulturore të Bilishtit. E nderua me certifikatë nga “Miqtë e Dritëroit”.

Media shkruan shpesh për krijimet e saj. Nderohet me çmime.

Një Dianë që i meriton të gjitha lulet e botës!

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar…