Rama iu dorëzon “Medaljen e Artë” gjimnazistëve ekselentë: Jeni heronj!

Kryeministri: Ceremona e medaljeve të arta është një nga momentet më të bukur të jetës time të përditshme në këtë godinë


Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot nxënësve që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, se “kjo që ju po bëni sot është e jashtëzakonshme, prekëse, e admirueshme dhe një motiv shumë i mjaftueshëm për t’ju thënë se ju jeni heronj”.

Në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, Rama tha se “dua t’ju them me shumë sinqeritet se ky i ceremonisë së medaljeve të arta është një nga momentet më të bukur të jetës time të përditshme në këtë godinë”.

“Është një nga ato momente që janë jashtëzakonisht të nevojshme kur bën këtë punë që unë bëj, sepse të jepet mundësia që përmes pranisë së disa njerëzve të panjohur, të rinj, të marrësh një energji të posaçme, një ajër të freskët dhe të marrësh një inkurajim të madh, pasi sipas meje, të arriturit e një niveli të lartë të shkëlqimit të ekselencës është prova që asgjë nuk mund ta pengojë njeriun kur ai, apo ajo, është i vendosur të arrijë atë që do”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “jam i bindur se mes jush ka vajza e djem familjet e të cilëve nuk kanë kushte optimale. Jam i sigurt që mes jush ka vajza e djem që do të ishin të justifikuar nëse nuk do të kishin arritur këto rezultate. Jam i bindur që ka familje ndër tuajat, ku realisht punohet shumë dhe nuk është e lehtë të mendosh qetësisht fundin e muajit. Rastësisht isha me një djalë aty edhe e pyeta nga je, tha jam nga Burgajeti i Matit, goxha larg nga këtu. Dhe ai është këtu sot”.

“Ju mund të gjeni të gjitha justifikimet për të thënë se nuk ia vlen të shkosh në shkollë se është larg, nuk ia vlen të mësosh se askush s’të jep një dorë kur s’të njeh, nuk ia vlen të rrish në këtë vend se ky vend nuk bëhet dhe për dikë që gjendet në rrethana të vështira, këto janë të kuptueshme”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “asnjeri nga ju nuk i kanë hyrë këtij shtegu, por i kanë hyrë një shtegu tjetër shumë më të vështirë. Por ja ku jeni këtu dhe ia keni dalë të provoni në radhë të parë për veten, pastaj edhe për prindërit tuaj, se ju nuk ka asnjë gjë që t’ju ndalin dhe ju majën ku keni vendosur të arrini në këtë fazë të jetës tuaj e keni arritur”.

“Medalja juaj e artë është gjëja më e jashtëzakonshme që ju mund të çonit në shtëpi për prindërit tuaj dhe kaq mjafton, sipas meje, që ju të ndiheni të përmbushur për kohën e shkurtër që keni pasur, se keni akoma një kohë të gjatë përpara në këtë rrugë të përkohshme që na është dhënë në këtë botë. Është e jashtëzakonshme, është prekëse, është e admirueshme dhe është një motiv shumë i mjaftueshëm për t’ju thënë se ju jeni heronj. Sepse nuk është një dhuratë e përgatitur me sado mundim as për një javë, as për një muaj, as për një vit, por është një dhuratë e përgatitur me vite të tëra çdo ditë, dhe respekte”, tha Rama.

Natyrisht, vijoi Rama, që kjo nuk është vetëm për prindërit tuaj, kjo është dhe për vendin tonë, ju jeni prova ashtu si cilido prej jush keni arritur nivelin më të lartë deri tani, ashtu dhe çdokush tjetër mund të arrijë në nivelin më të lartë në fushën e tij, ashtu dhe Shqipëria mund të arrijë në nivelin më të lartë.

“Prandaj, pavarësisht se unë, me sa më rezulton jam më i gjati këtu unë përpara jush sot, dhe besojeni këtë gjë, ndihem më i shkurtri, sepse vërtetë unë kam bërë atë timen për të ngjitur të përpjetën, por ju kam shumë zili se ju e keni të gjithë të përpjetën përpara për të arritur në maja që vetëm ju i dini, por të jeni të sigurt që do t’i arrini. Ju keni kaluar provën më të vështirën, në kohën më të rrezikshme të moshës. Kështu që me kurajo shikoni vetëm përpara, ngjituni vetëm më lart”, tha Rama.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.