Shqiptare Gara “Capture the Flag” në Tiranë, mbi 50 pjesëmarrës sfidojnë aftësitë në sigurinë kibernetike

Mbi 50 studentë, profesionistë të IT-së, ekspertë dhe të apasionuar pas sigurisë kibernetike morën pjesë në garën “Capture the Flag” (CTF), zhvilluar në Këndin Amerikan në Tiranë.


Mbi 50 studentë, profesionistë të IT-së, ekspertë dhe të apasionuar pas sigurisë kibernetike morën pjesë në garën “Capture the Flag” (CTF), zhvilluar në Këndin Amerikan në Tiranë.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se mbi 50 studentët u përballën me sfida praktike në sigurinë e faqeve të internetit, kriptografi, ekspertizë digjitale, rrjete kompjuterike dhe reagim ndaj incidenteve kibernetike.

Cyndi Waite dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës së SHBA-së përgëzuan pjesëmarrësit në hapje të garës.

“Ky aktivitet përmbylli programin “Lidershipi Amerikan në Sigurinë Kibernetike dhe Inteligjencën Artificiale për Shqipërinë”, të zbatuar nga AlphaPlan në Këndet Amerikane në Tiranë, Vlorë dhe Kukës”, njoftoi Ambasada amerikane.

Sipas Ambasadës amerikane, përmes këtij programi, Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin aftësitë e Shqipërisë për t’u përballur me kërcënimet kibernetike dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme digjitale më të sigurt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…