Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet për restaurimin dhe konservimin e Teqesë së Koshtanit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet për restaurimin dhe konservimin e Teqesë së Koshtanit.

“Ka qenë një lutje e kahershme e Dervish Hetemit, për ndihmë dhe jemi më në fund në një moment ku po punohet seriozisht jo vetëm për ta shpëtuar objektin e kategorisë së parë por edhe për t’i dhënë vlerë nga pikëpamja e gjithë infrastrukturës përreth dhe e interierit, në mënyrë që të ketë një vlerë muzeale në vijim por edhe që të ketë funksionalitet sa më të plotë”, tha ministri Gonxhja.

Ndërhyrjen në Teqenë e Koshtanit, kreu i MTKS-së e cilësoi si një investim që dëshmon angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ministri ka ndjekur nga afër punimet në këtë Monument Kulture të Kategorisë I, me vlera të çmuara shpirtërore e historike.

Përmes kësaj ndërhyrjeje, ndalet degradimi, mbrohet origjinaliteti dhe përmirësohen mjediset e brendshme dhe infrastruktura përreth.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se, do të punohet gjithashtu për të përmbushur angazhimin për përmirësimin e rrugës që të çon deri tek teqeja, për të lehtësuar ardhjen e banorëve, besimtarëve dhe turistëve.

“Ruajtja e kësaj pasurie dhe përcjellja e saj brezave të ardhshëm është një përgjegjësi që e përmbushim me punë konkrete”, u shpreh Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi homazhe në varrezat e Luftës së Komonuelthit dhe ushtarëve gjermanë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot homazhe në varrezat e Luftës të Komonuelthit dhe varrezat e ushtarëve gjermanë në…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi homazhe në varrezat e Luftës së Komonuelthit dhe ushtarëve gjermanë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot homazhe në varrezat e Luftës të Komonuelthit dhe varrezat e ushtarëve gjermanë në…