Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, ndërsa mbushet një vit nga hapja e negociatave për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Jaupaj përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale tha se Shqipëria vijon me vendosmëri rrugën drejt standardeve europiane për mjedisin.

Jaupaj në takim prezantoi punën e realizuar gjatë këtij viti nga ekipi i përbashkët me përfshirjen e institucioneve që kontribuojnë në këtë kapitull.

“Gjatë këtij viti Shqipëria ka bërë një punën të lavdërueshme në përmbushjen e disa nga kritereve për piketat mbyllëse të këtij kapitulli. Takimi ishte për të prezantuar punën njëvjeçare që gjithë ekipi i Ministrisë së Mjedisit, por edhe 28 institucioneve që janë pjesë e këtij kapitulli kanë bërë gjatë një viti”, tha Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “gjatë takimit me komisioneren Roswall u angazhuam të kishim një modus operandi të veçantë për Shqipërinë në mënyrë që të përshpejtojmë miratimin e akteve ligjore, të cilat janë të nevojshme për të plotësuar piketat mbyllëse dh për të arritur në përfundim mbylljen e kapitulli 27 në vitin 2027”.

Ministri Jaupaj falënderoi të gjithë ekipin e Ministrisë së Mjedisit dhe institucionet e varësisë, për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe profesionalizmin që tregojnë çdo ditë.

“Çdo rezultat i arritur është fryt i një pune të madhe të përbashkët. Objektivi ynë është i qartë: më shumë rezultate konkrete, standarde më të larta mjedisore dhe një Shqipëri gjithnjë e më pranë Bashkimit Evropian”, tha Jaupaj.

Shqipëria vijon punën për përmbushjen e standardeve evropiane në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), zhurmën dhe pylltarinë.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall