Begaj uron Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.


Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Begaj i uroi Kamberit suksese për rizgjedhjen në parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi Juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë”, i tha Begaj deputetit Kamberi.

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë sërish. Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në parlamentin serb.

Lexo më shumë nga

Festivali “Zëri i frankofonisë”

Amfiteatri antik i Durrësit jehoi nga zërat magjik të 15 finalistëve në festivalin ‘Zëri i frankofonisë’.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festivali “Zëri i frankofonisë”

Amfiteatri antik i Durrësit jehoi nga zërat magjik të 15 finalistëve në festivalin ‘Zëri i frankofonisë’.