Sula: Digjitalizimi i sistemit të inspektimit, hap vendimtar për efikasitet dhe transparencë

Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të inspektimit, duke digjitalizuar këtë proces përmes ndryshimeve në ligjin “Pë inspektimin”.


Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të inspektimit, duke digjitalizuar këtë proces përmes ndryshimeve në ligjin “Pë inspektimin”.

Ky sistem i ri i inspektimit synon përmirësimin e funksionimit të tij dhe rritjen e besimit nga qytetarët, duke mundësuar kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik dhe menaxhimin e të dhënave në mënyrë të integruar.

Digjitalizimi do të mundësojë monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit të inspektimit.

Për këtë qëllim, sot u dorëzuan 143 tableta për inspektorët rajonalë dhe vendorë, duke lehtësuar punën e tyre në terren dhe krijuar kushte optimale për një sistem më efikas.

Sistemi i inspektimeve udhëhiqet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore, duke shmangur mbivendosjet dhe përdorimin joefikas të burimeve.

Krijimi i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit dhe forcimi i kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të procesit. Gjithashtu, është planifikuar një program i trajnimit dhe certifikimit për inspektorët, me synim rritjen e profesionalizmit dhe standardizimin e procedurave të inspektimit.

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, siguroi inspektoratet qendrore, rajonale dhe vendore se çdo inspektor do të punojë në kushte optimale dhe do të tregojë përgjegjshmëri dhe integritet për të përmbushur detyrën e tij sipas ligjit.

“Garantoj të gjitha inspektoratet qendrore, rajonale dhe vendore që çdo inspektor do të punojë në kushte optimale për të përmbushur detyrën e tij sipas ligjit. Jam i bindur që çdo inspektor nga dita e sotme do të tregojë përgjegjshmëri dhe integritet për të përmbushur detyrën e tij”, u shpreh ai.

Ky hap i rëndësishëm për digjitalizimin e sistemit të inspektimit është një ndihmesë e madhe për të siguruar një administratë më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…