Gonxhja: Muzeu Arkeologjik i Durrësit me 3200 artefakte në pavijone të rikonceptuara

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Durrësi është dëshmia më e madhe e të shkuarës së lavdishme, por edhe i një të ardhmeje që mëson nga e kaluara.


Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Durrësi është dëshmia më e madhe e të shkuarës së lavdishme, por edhe i një të ardhmeje që mëson nga e kaluara.

Ministri Gonxhja tha se në këtë qytet e shkuara nuk është pengesë, përkundrazi, është një motor zhvillimi ekonomik dhe kulturor, që nga viti në vit fton miliona vizitorë për ta zbuluar.

Kreu i MTKS e cilësoi muzeun si shembullin më të mirë të kësaj simbioze, por edhe i një transformimi epokal dhe të paimagjinueshëm, duke e krahasuar historinë e Muzeut Arkeologjik të Durrësit me historinë e Shqipërisë.

“Godinës kanë dashur t’i rrëmbejnë edhe titullin e pronësisë, të cilin me mundim ia garantuam në vitin 2024”, tha ministri Gonxhja.

Hapjen fillestare ky muze e pati në vitin 1951, ku objektet e para u vendosën në një vilë dykatëshe në Durrës, ndërsa në këtë ndërtesë ato erdhën në vitin 1999, objektet e ekspozitës si dhe fondet arkeologjike. Në fjalën e tij ministri ngriti lart kontributin e arkeologëve shqiptarë, mes të cilëve veçoi atë të Vangjel Toçit.

Sipas ministrit Gonxhja, në këtë muze, publiku do të gjejë mbi 3200 artefakte, të ndara në pavijone të rikonceptuara, e deri tek elementët e teknologjisë, që mundësojnë udhëtimin në kohë brenda qytetit të gladiatorëve e të mbretëreshës Teutë.

Numri i punonjësve në Qendrën Muzeore Durrës është shtuar me 17 vetë, duke e çuar në 33 numrin e personelit, ku profesione të rralla, por shumë të domosdoshme si restaurues, arkeologë, ciceronë do t’i bashkohen nevojave të reja të zbulimit dhe mikpritjes.

Ministri Gonxhja falënderoi programin e Bashkimit Europian “EU4Culture” për këtë restaurim, i cili shihet si një rifillim dhe që për 15 ditë do të ketë provën gjenerale, duke qenë i hapur për publikun, pa pagesë.

Marrë nga ATSH

Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Angazhim i palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Angazhim i palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.