Marrëveshja me SHBA, Rama: Vlora kthehet në pikë kyçe për energjinë në Europën Juglindore

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Vlora do të kthehet në një pikë kyçe për energjinë në Europën Juglindore, duke i dhënë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale”.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Vlora do të kthehet në një pikë kyçe për energjinë në Europën Juglindore, duke i dhënë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale”.

Në Tiranë u nënshkrua sot memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror mes Shqipërisë, Greqisë dhe SHBA-së.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Rama theksoi se ajo do të sjellë një investim shumë të madh dhe teknologji moderne.

Kryeministri kujtoi se jo shumë kohë më parë kishte një tjetër investim të SHBA-së për energji nga era.

“Këto janë pjesë e një transformimi që ne po e nisim nga Vlora. Ajo që ishte një aset i vetëm, po bëhet një portë dhe ai çfarë sot është ende një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës krejt të gabuar të investimit të parave të shqiptarëve do të shndërrohet në një aset kaq të vlefshëm sa që do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ajo që e bën veçanërisht të fuqishëm partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë është natyra gjithëpërfshirëse e këtij partneriteti.

“Ky partneritet kombinon sigurinë afatgjatë të investimeve, zhvillimin e infrastrukturës kritike, ekspertizën e sektorit privat dhe një angazhim të përbashkët gjeopolitik ndaj qëndresës energjetike”, tha Rama.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në këtë projket.

“Ambasadorja ka po kështu meritën që të mos na lër të ndihemi jetim, sepse prej një kohe të gjatë nuk kemi një ambasador këtu. Falë jush ne kemi një aleat shumë të fortë edhe pse ka për të qëllim të shërbejë në Greqi është qartësisht më ambicioze sesa brenda kufirit të vet. Faleminderit për këtë përpjekje dhe që keni shtyrë kaq fort që të siguroheni që lidhjet me SHBA të dalin dhe më të forta, me rezultate të pjekura”, tha Rama.

Rama nënvizoi po ashtu edhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për sa i takon furnizimit me energji, prodhimit energjetik dhe pavarësisë energjetike.

“Duke pozicionuar Shqipërinë si ndërlidhëse, fluksi energjetik shkon përmes Ballkanit Perëndimor, kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe ndikon në sigurinë energjetike të fqinjëve dhe kjo është diçka që vërtetë na bën shumë krenarë dhe na bën të ndihemi shumë të nderuar”, shtoi ai.

Ndërkohë, Rama theksoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së përçon sot një mesazh shumë të qartë, se edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshme dhe mund të bëhen pjesë e zgjidhjes të disa prej sfidave më të ngutshme të kohërave tona.

“Mesazhi i sotëm nuk mund të jetë më i qartë se kaq kur vjen fjala për të lidhur nevojën jetike të energjisë me nevojën jetike të lirisë dhe demokracisë, për të mos u mbështetur tek aktorë që mund të ofrojnë energji, por po kështu mund të të vënë në pozitë të vështirë në raport me lirinë dhe objektivin për të forcuar demokracinë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…