IDF: Hamasi nuk është mposhtur ende në Gazën Veriore

Trupat tokësore izraelite po përparojnë në jug të Rripit të Gazës.

Ndërsa trupat tokësore izraelite po përparojnë në jug të Rripit të Gazës, operacioni i ushtrisë për të shkatërruar bastionin e lëvizjes islamike Hamas në veri të zonës bregdetare vazhdon ende, sipas zëdhënësit të ushtrisë, Jonathan Conricus.

“Hamasi nuk është mposhtur ende në Gazën veriore, por kemi bërë përparime”, tha Concricus për CNN.

“Ne u thamë që në fillim civilëve izraelitë dhe kujtdo që dëgjon në botë se lufta kundër Hamasit për fat të keq do të marrë kohë”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

“Është një operacion i vështirë në terrene të vështira luftarake ku ne po luftojmë një armik shumë të përkushtuar që nuk ka asnjë problem me sakrifikimin e civilëve për kauzën e tyre ushtarake”, tha ai.

Conricus hodhi poshtë akuzat e organizatave të ndihmës se qindra mijëra civilëve në jugun e mbipopulluar, nuk po u jepej kohë e mjaftueshme nga ushtria izraelite për të shpëtuar nga sulmet e zgjeruara izraelite.

“Gjithçka po bëhej për të mbrojtur civilët”, tha ai.

“Nëse Hamasi do të ishte vendosur jashtë zonave urbane dhe do të na luftonte atje, atëherë sigurisht që popullsia civile nuk do të prekej”, shtoi ai.

“Por Hamasi nuk e ka bërë këtë”, tha Conricus duke akuzuar edhe një herë organizatën ekstremiste palestineze, e cila mori kontrollin e Rripit të Gazës me forcë në 2007, për përdorimin e civilëve si mburojë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…