“Parada e Shqiptarëve” në Tiranë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: T’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar!

Veliaj: Le të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Këtë 28 nëntor qytetet e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon festojnë ndryshe. Të gjitha qytetet shqipfolëse vijnë te festojnë në Tiranë si asnjëherë më parë në Paradën dedikuar historisë dhe kulturës tonë të përbashkët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videomesazhin e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i cili fton bashkëqytetarët e tij që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.

“Më 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, në ditën e Flamurit, qyteti i Gjirokastrës do të vijë me një spektakël ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Thirrja është për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, kudo ku jetojnë t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.

Isopolifonia dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë. Shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”, thotë kryebashkiaku Flamur Golemi.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, reagoi në rrjete sociale.

“Le të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”

?? GJIROKASTRA ?? Le të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ? në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ora 11:00 ??, ku do jemi 1 zemër kuqezi.❤️?

?? GJIROKASTRA ??

Le të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ? në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ora 11:00 ??, ku do jemi 1 zemër kuqezi.❤️?

Posted by Erion Veliaj on Friday, November 24, 2023

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.