Prezantohet platforma “Pasqyra e Flamingos”, Rama: Dosja e parë që do të publikohet Sazan-Zvërneci

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Flamingo Mirror” (Pasqyra e Flamingos), një komponent i ri i platformës “Pasqyrë Albania”, që sipas tij synon të ofrojë akses dhe transparencë mbi dosjet qeveritare dhe dokumentacionin zyrtar.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Flamingo Mirror” (Pasqyra e Flamingos), një komponent i ri i platformës “Pasqyrë Albania”, që sipas tij synon të ofrojë akses dhe transparencë mbi dosjet qeveritare dhe dokumentacionin zyrtar.

“Flamingo Mirror” do të jetë dritarja publike online ku qytetarët mund të gjejnë dokumente, të dhëna, referenca ligjore, statusin e proceseve dhe informacione të detajuara për çështje e projekte me interes publik.

Gjatë prezantimit, Rama tha se “Flamingo Mirror” është ende në proces ndërtimi, por do të shërbejë si një burim ku qytetarët mund të konsultojnë dokumentet dhe materialet që përbëjnë dosjet qeveritare.

“Sot jemi mbledhur këtu për të bërë një prezantim me rëndësi të një prej komponentëve të Pasqyrë Albania, e cila është ende në ndërtim e sipër. Dhe ky është një komponent jashtëzakonisht i rëndësishëm i Pasqyrë Albania, sepse lidhet me transparencën 100% të dosjeve qeveritare”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, platforma është konceptuar si një përgjigje ndaj nevojës për verifikimin e informacionit, në një kohë kur, faktet përballen me dezinformim, informacione të paverifikuara dhe gjysmë të vërteta.

“Natyrisht që edhe ky komponent i Pasqyrë Albania, si vetë Pasqyra Albania, është rezultat i një nxitjeje të ardhur nga shoqëria, përmes manifestimit të protestës në fillim të muajit qershor dhe nga ana tjetër, si domosdoshmëri e një kohe të re, kur faktet janë gjithmonë e më shumë nën presionin e madh të reve, të dezinformimit, të trillimeve, të gjysmëvërtetave ose edhe thjesht dhe vetëm të informacioneve të paverifikuara”, tha Rama.

Platforma do të jetë në dy gjuhë, anglisht dhe shqip.

“E kemi quajtur “Pasqyra e Flamingos” ose “Flamingo Mirror”. Është në të dy gjuhët, në shqip dhe në anglisht”, tha ai.

Sipas Ramës, dosja e parë që do të prezantohet në platformë është ajo e Sazan-Zvërnecit.

“Patjetër që nuk mund mos niste me dosjen më të tërheqëse të Republikës së Shqipërisë sot që flasim, me dosjen e Sazan-Zvërnecit dhe është një burim i cili do t’i shërbejë të gjithëve”, tha Rama.

Rama tha se qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi të shohin dokumentacionin zyrtar të plotë, në vend që të mbështeten vetëm te deklaratat apo informacionet e publikuara nga qeveria.

“Do t’i shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria, po se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë të gjitha materialet e një dosjeje qeveritare.

“Nga ana tjetër, është e qartë që në këtë “Pasqyrë të Flamingos” ne do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO-s, një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive”.

Rama tha se publikimi i dokumenteve synon të vendosë faktet dhe materialet zyrtare në dispozicion të publikut.

“Po ashtu, Milot-Balldren ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi, sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj, sigurisht, faktet janë vendosur në të gjitha këto raste nën presionin e madh që vjen nga një botë e cila varet gjithmonë e më shumë nga çfarë thuhet e jo nga si dhe sa verifikohet”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.