“Parada e Shqiptarëve”, Arifi: Presheva, pjesë e spektalit kuqezi në Tiranë

Veliaj: Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Preshevës të festojmë së bashku 111 vjetorin e Pavarësisë


Paradës së madhe të shqiptarëve më 28 Nëntor në Tiranë do t’i bashkohen edhe qindra shqiptarë nga Presheva. Përmes një videomesazhi të postuar nga kryebashkiaku Veliaj, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi bën thirrje për pjesëmarrje masive.

“Këtë vit, më 28 Nëntor, familja e madhe e Unionit të bashkive shqiptare në rajon feston ndryshe. Qyteti i Preshevës, këtë 28 Nëntor, për festën e madhe kombëtare do të jetë pjesë e spektaklit kuq e zi, të traditës e trashëgimisë sonë kulturore.

Bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjithë qytetet shqipfolëse, për të festuar për flamur, si asnjëherë më parë, në paradën dedikuar kulturës dhe historisë sonë të përbashkët.

U bëj thirrje qytetarëve të Preshevës kudo janë dhe gjithë shqiptarëve të marrin me vete pak nga vendi e të tubohemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar, ku do të prezantohen vlerat kulturore të qyteteve tona. Në bulevardin “Dëshmorët kombit”, shihemi në Tiranë, më 28 Nëntor. Mos mungoni!”, thekson Arifi.

Kryebashkiaku i Tiranës e falenderoi përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Global 360

Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.