“Pse u zemëruan shkronjat”, shfaqje për fëmijë në Berlin në Ditën e Alfabetit

Ambasada e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë informon se në kuadër të Javës Evropiane të Shqipërisë në Berlin u zhvillua shfaqja teatrale për fëmijë “Pse u zemëruan shkronjat?”.


Ambasada e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë informon se në kuadër të Javës Evropiane të Shqipërisë në Berlin u zhvillua shfaqja teatrale për fëmijë “Pse u zemëruan shkronjat?”.

Në ditën që përkujton alfabetin shqip, përmes interpretimit dhe kreativitetit, fëmijët shqiptarë në Berlin sollën në skenë një shfaqje të veçantë, duke përcjellë mesazhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, veçanërisht te brezat e rinj që rriten larg atdheut.

Sipas njoftimit të ambasadës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, shfaqja erdhi si iniciativë e diasporës shqiptare në Berlin, e ideuar nga regjisorja Besarta Shala Fejza me asistencën e Bashkim Shalës dhe mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Aktiviteti u përshëndet nga ambasadorja e Shqipërisë, Adia Sakiqi dhe ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Një kontribut artistik në këtë veprimtari dha edhe ansambli “Shqiponja” Berlin, nën drejtimin e Nadës dhe Serxhos, duke e pasuruar më tej programin kulturor.

“Në këtë ditë kushtuar alfabetit shqip, protagonistët e vegjël përcollën një mesazh të rëndësishëm: gjuha shqipe mbetet një urë lidhëse mes brezave dhe një pjesë e pazëvendësueshme e identitetit tonë kombëtar, kudo ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në njoftim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Pse u zemëruan shkronjat”, shfaqje për fëmijë në Berlin në Ditën e Alfabetit

Ambasada e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë informon se në kuadër të Javës Evropiane të Shqipërisë në Berlin u…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Pse u zemëruan shkronjat”, shfaqje për fëmijë në Berlin në Ditën e Alfabetit

Ambasada e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë informon se në kuadër të Javës Evropiane të Shqipërisë në Berlin u…