Dita e Alfabetit, Begaj: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar

Presidenti Bajram Begaj festoi Ditën e Alfabetit me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit të saj.


Presidenti Bajram Begaj festoi Ditën e Alfabetit me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit të saj.

Në këtë ditë të rëndësishme për gjuhën dhe identitetin kombëtar, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e shoqatës në ruajtjen dhe promovimin e historisë, kulturës dhe traditave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së kësaj trashëgimie te brezat e rinj. Presidenti vuri në dukje gjithashtu lidhjen historike të shoqatës me personalitete të shquara të Rilindjes Kombëtare, ndër të cilët Mid’hat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit.

Në fjalën e tij Begaj vlerësoi përkimin domethënës të 120-vjetorit të Shoqatës “Tomorri” me Ditën e Alfabetit, duke e cilësuar atë si një mundësi për të kujtuar përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për gjuhën, shkollën, kulturën dhe afirmimin e identitetit kombëtar.

“Përkon bukur që këtë 120-vjetor e festojmë në Ditën e Alfabetit, sepse Shoqata ‘Tomorri’ lindi në një kohë kur shqiptarët po bënin përpjekje të mëdha për gjuhën, shkollën, kulturën dhe afirmimin e identitetit të tyre kombëtar. Dy vjet më vonë, Kongresi i Manastirit do t’i jepte shqipes alfabetin e njësuar, duke kurorëzuar një punë që kishte nisur shumë më herët dhe që kishte bashkuar atdhetarë të ardhur nga krahina, besime dhe rryma të ndryshme të mendimit shqiptar”, tha Begaj.

Begaj vuri në dukje se “në atë periudhë, shoqatat patriotike, klubet, shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe krijuan një hapësirë të jashtëzakonshme bashkëpunimi mes shqiptarëve, brenda vendit dhe në Diasporë. Rreth tyre u mblodhën njerëz që e kuptonin se puna për gjuhën dhe kulturën ishte, njëkohësisht, punë për vetëdijen dhe të ardhmen e kombit”.

Kreu i Shtetit theksoi se shoqatat patriotike dhe kulturore kanë luajtur një rol të çmuar në historinë e vendit, duke krijuar hapësira bashkëpunimi mes shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut.

Në këtë kontekst, Begaj përmendi kontributin e Fan Nolit dhe Mid’hat Frashërit, të cilët kanë qenë pjesë e Shoqatës “Tomorri”, përkatësisht si përfaqësues të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Greqi.

Duke u ndalur te rëndësia e gjuhës shqipe si një nga shtyllat e identitetit kombëtar, Presidenti Begaj vlerësoi se përpjekjet e brezave për alfabetin, shkollën, librin dhe kulturën kanë dëshmuar se bashkimi përmes gjuhës është një vlerë e çmuar e historisë sonë.

“Dita e Alfabetit na e kujton këtë ndoshta më qartë se çdo datë tjetër. Në Manastir shqiptarët nuk hoqën dorë nga dallimet mes tyre; ata u përbashkuan përmes gjuhës. Alfabeti i njësuar i dha shqipes një mjet të përbashkët shkrimi, ndërsa shkolla, libri, letërsia, studimi dhe puna e brezave i dhanë atij jetë dhe e kthyen gjuhën në një nga shtyllat më të forta të identitetit tonë kombëtar”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu veprimtarinë e Shoqatës “Tomorri” pas rithemelimit, në fushën e studimit të historisë, folklorit dhe etnokulturës, si dhe përmes botimeve, veprimtarive shkencore dhe bashkëpunimit me institucionet kulturore e akademike.

Ai nënvizoi se shoqatat kulturore kanë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e kujtesës, forcimin e lidhjeve njerëzore dhe përcjelljen e traditave, veçanërisht në një kohë kur shoqëria po ndryshon me shpejtësi dhe shumë të rinj largohen nga vendlindja.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit inkurajoi Shoqatën “Tomorri” që t’u japë hapësirë të veçantë të rinjve, shkollave, hulumtimit dhe nismave për mbrojtjen e natyrës, duke theksuar se tradita mbetet e gjallë kur brezi i ri e njeh, e çmon dhe zgjedh ta çojë përpara.

“Ju inkurajoj që në punën tuaj t’u jepni hapësirë të veçantë të rinjve, shkollave, hulumtimit dhe nismave për mbrojtjen e natyrës, sepse një traditë mbetet e gjallë kur brezi i ri e njeh, e çmon dhe zgjedh ta çojë përpara”, u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës uroi që Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” të vijojë me sukses misionin e saj, duke e shndërruar trashëgiminë e çmuar të kësaj treve në burim frymëzimi për të ardhmen.

Burimi ATSH

Dita e Alfabetit, Begaj: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar

Presidenti Bajram Begaj festoi Ditën e Alfabetit me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Alfabetit, Begaj: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar

Presidenti Bajram Begaj festoi Ditën e Alfabetit me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit…