Erdoğan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në një postim nga llogaria e medias sociale të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se “Protokolli për anëtarësimin e Suedisë në NATO u nënshkrua nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në datën 23 tetor 2023 dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiye-s”.

Kryeministria suedeze mirëpriti nënshkrimin e protokollit.

“Procedurat parlamentare do të fillojnë tani. Ne mezi presim të bëhemi anëtare e NATO-s”, thuhet në një postim të kryeministrisë në rrjetet sociale.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Türkiye miratoi më parë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por kishte njoftuar se ishte duke pritur që Suedia t’i përmbahej një memorandumi trepalësh të nënshkruar në qershor 2022 në Madrid për të adresuar shqetësimet e sigurisë të Ankarasë.

Liderët turq, përfshirë presidentin Erdoğan, kanë theksuar vazhdimisht se anëtarësimi i mundshëm i Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk.

Të gjithë anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Türkiyen, një anëtare e aleancës prej mbi 70 vitesh, duhet të miratojnë pranimin e çdo anëtari të ri të aleancës.

Rama: Trajtim i ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë

Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot universitetet që të punojnë më ngushtë me Akademinë e Shkencave, kjo në funksion të zgjidhjeve…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Trajtim i ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë

Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot universitetet që të punojnë më ngushtë me Akademinë e Shkencave, kjo në funksion të zgjidhjeve…