Fuqia e krizës!

Dhe sot ne jemi para një lufte.


Nga Dr. Monika Stafa

Ka kaluar gati dy dekada nga masakra e Pashkëve hebraike në 27 mars 2002 në Izrael. Sulmi vetvrasës u krye nga grupi terrorist i Hamas në Hotel Park në qytetin e Netanya-hut. Tridhjetë civilë u vranë dhe mbi 140 të tjerë u plagosën. U konsiderua një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër izraelitëve gjatë Intifadës së Dytë. Shumica e të vrarëve ishin të mbijetuar të Holokaustit.

Dy vjet pas krizës më të rëndë globale shëndetsore në një shekull, bota ende po përpiqet të rimëkëmbet por ndërkohë luftrat vazhdojnë. Tre konfliktet e ndezura në tri pika të globit janë zjarre që prodhojnë cdo ditë viktima.

Ukraina. Kosova. Dhe së fundi lufta në Izrael dhe Gaza.

Po si nisi konflikti më i fundit, ai mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza mëngjesin e 7 tetorit, dy javë më parë?

..

Gaza është një vend me mbi 2 milion banorë. Palestinezë. Tmerrësisht të varfër. Të izoluar dhe pa sovranitet. Ata nuk kanë shtetësi. Në një pjesë tjetër të territoreve të pushtuara të saj si West Bank, me banorë të së njëjtës kombësi, banojnë më shumë se 3.5 milion palestinezë.

West Bank është një territor që nuk ka shkuar dhe aq mirë nën Autoritetin Palestinez. Një organ vetqeverisës i cili e ka njohur të drejtën e Izraelit për të kontrolluar vendin.

Gaza akoma dhe më keq. Me burime të pakta natyrore dhe nën drejtimin e Hamasit, që nuk e njeh asfare të drejtën e Izraelit për të kontrolluar këtë territor, kjo hapësirë toke me banorët e saj po shkon drejt një krize të pandalshme sociale dhe ekonomike.

Si dhe kuptohet këto janë dy territore me banorë të së njëjtës kombësi që nuk jetojnë mirë prej shumë kohësh.

Por problemi i ngritur prej vitesh është se për ta cuar këtë punë drejt një stabiliteti normal mes dy vendeve, Izraeli dhe Palestina qëndron në faktin se a kanë aftësi palestinezët për t’u vetëqeverisur? A dinë ata t’i kontrollojnë dinamikat e tyre ekonomike? Politikën e jashtme? Kufijtë apo gjithcka tjetër?

Por këto janë pyetje që tani nuk qëndrojnë. Mesa duket fuqitë e mëdha nuk treguan besim.

Dhe sot ne jemi para një lufte.

Historia e zgjidhjes së cështjes me krijimin e dy shteteve e humbi krejt interesin kolektiv. Tani ajo duket si një zgjidhje e dështuar.

Për dy arsye.

Së pari sepse Lindja e Mesme si rajon ka ecur para. Një sërë shtetesh e kanë kuptuar se mund t’i zhvillojnë vetë raportet direkte me njëri -tjetrin. Disa formale dhe disa jo formale po ashtu me Izraelin.

Edhe pse në mes qëndron çështja e Palestinës.

Ne e pamë këtë me Marrëveshjet e Abrahamit ku Emiratet e Bashkara Arabe, Bahrein dhe Maroku, të gjithë bashkë, vendosën marrëdhënie diplomatike direkt me Izraelin.

Nëse shkoni në Dubai apo Abu Dabi sot ju do shikoni turistë izraelitë që nuk do t’i kishit imagjinuar ndonjëherë. Ata po shijojnë diellin arab si kurrë më parë.

E paimagjinueshme të ndodhte kjo 10 -20 vite më parë. Në fakt Arabia Saudite ishte shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje me Izraelin që do t’u lejonte palëve të vendosnin marrëdhënie diplomatike. Nga ana tjetër Izraeli vetë kish forcuar pozitat gjeopolitike në botë, një pozicion që nuk e kish pasur në dekada. Ai vërtet ishte i rrethuar nga “armiq” por “armiq” që u shtrëngohej dora sa herë bëhej fjala për para. Kështu është Izraeli. Kështu e ka konkurrenca globale.

Marrëveshjet nuk kishin përfunduar. Një tjetër për fuqi solare u nënshkrua para pak javësh me Jordaninë e ku Izraeli do të kish përfitimet e veta. 5 vjet më parë kjo gjë as nuk mund të shqiptohej. Nisur nga kjo Izraeli një fuqi e lartë teknologjike do të vazhdonte të bënte biznes me këto shtete duke bërë gjithashtu para.

Po cfarë po ndodhte me Palestinën?

Asgjë. Thjesht asgjë. A do të kish përfitime ky territor? Banorët e saj? Asnjë përfitim. Asnjë monedhë për atë vend.

Dhe pse megjithatë Izraelin e shihnim në kryelajmet e ditës? Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë të përfshirë në ndonjë sulm terrorist me ndonjë të Hamasit. Por asgjë në fakt lidhur me këtë konflikt.

Deri dy javë më parë Izraeli po jetonte një destablitet të thellë politik. Me zgjedhje të shpeshta, me një qeveri që vuante presionin e krahut ultra ortodoks të djathtë, me një reformë në drejtësi të papërfunduar, Izraeli po prodhonte vetëm lajme që ngjanin me Shqipërinë.

Disa dhjetra protesta këto gjashtë muaj. Të qeta por që arritën të ngrenë në këmbë popullin mbarë.

E në këtë kontekst askush nuk e kish mendjen tek Palestina. Tek Hamasi dhe rreziku i tij.

Me Izraelin me sytë te kriza e vet, palestinezët menduan se nuk do të humbisnin vetëm miqte e tye në rajon por dhe një plan i tyre intrigues ndoshta për qeverinë izraelite dhe izrealitët në vecanti.

Ndaj prej kësaj krize të tejzgjatur mes dy vendeve dhe krizës tjetër në veçanti ne sot jetojmë një tjetër luftë në glob.

Duke qartësuar sfidën që të gjithë bashkë duhet të përballojmë.

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.