Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës vijon të mirëpresë vizitorë vendas dhe të huaj

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga Kalaja e Gjirokastrës e mbushur plot me vizitorë.


Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shqipëri.

Monumenti i njohur i kulturës dhe identitetit shqiptar po njeh një tjetër sezon të suksesshëm turistik, duke konfirmuar interesin në rritje për turizmin kulturor në jug të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga Kalaja e Gjirokastrës e mbushur plot me vizitorë.

“Kalaja e Gjirokastrës vijon të mirëpresë vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin të njihen nga afër me historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të gurtë”, shkruan Gonxhja.

Sipas tij, “interesi i vazhdueshëm i turistëve mbetet një dëshmi e vlerave historike dhe kulturore që mbart ky monument i rëndësishëm”.

Kalaja e Gjirokastrës ndodhet e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit. Krahasuar me kalatë mesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja dhe ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia e saj është 75 m dhe gjatësia 500 m. Për t’u shtuar rezistencën mureve të kalasë janë ngritur pesë kulla të fuqishme.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga fillimet e përdorimit të tyre e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

/Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…