Shëngjini çeli sezonin turistik, Nufi: Më të përgatitur për një verë me më shumë vizitorë

Shëngjini çeli mbrëmë sezonin veror me një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë qytetarë të Lezhës, por edhe turistë nga vende të ndryshme


Shëngjini çeli mbrëmë sezonin veror me një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë qytetarë të Lezhës, por edhe turistë nga vende të ndryshme. I pranishëm në aktivitetin për çeljen zyrtare të sezonit “Shëngjin 2026” ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njëherësh i deleguar politik i Partisë Socialiste për Qarkun Lezhë, Ministrisë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Nufi e cilësoi Shëngjinin si një nga destinacionet më atraktive të turizmit shqiptar, duke theksuar se qyteti po konsolidon vit pas viti pozicionin e tij si një pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj.

“Shëngjini nuk i ka lënë gjë mangët asnjë pike turistike në Republikë. Sot niveli hotelier, niveli i përgatitjes së të gjithë restoranteve, strukturave akomoduese në Shëngjin është i jashtëzakonshëm dhe për këtë ne jemi krenarë dhe jemi të bindur se Shëngjini këtë sezon do të ketë një sezon akoma më të sukseshëm se ai i kaluari. Këtë vit, Shëngjini do të shkëlqejë kudo. Sot jemi të bindur që ky sezon do të shënojë një sukses, jo vetëm për ata që do të vijnë, por edhe për bizneset, të cilët jam i bindur që do të kenë një standard të ri”, u shpreh ministri.

Ai përgëzoi edhe Kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu për bashkëpunimin dhe koordinimin e punëve me autoritetet qendrore për përgatitjen e një sezoni të mbarë.

Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Nufi shprehu bindjen se edhe këtë sezon Lezha dhe Shëngjini do të jenë në nivelin e duhur.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…