Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot pas sulmit të fundit rus ndaj Ukrainës, ku është goditur edhe kompleksi rezidencial në Kiev ku banon ambasadori shqiptar.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot pas sulmit të fundit rus ndaj Ukrainës, ku është goditur edhe kompleksi rezidencial në Kiev ku banon ambasadori shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi sulmin si një shpërfillje totale ndaj jetës dhe dinjitetit njerëzor. Sipas ministrit, gjatë sulmit është goditur kompleksi ku jeton ambasadori shqiptar në Ukrainë, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

“Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme”, shkruan Hoxha.

Ministri shtoi se sulmet ndaj zonave civile janë një tjetër kujtesë e zymtë e kostos njerëzore të agresionit rus, ndërsa theksoi se Rusia prej më shumë se katër vitesh ka goditur vazhdimisht infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe banesat në të gjithë Ukrainën.

“Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

“Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas. Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim”, theksoi Hoxha.

Në reagimin e tij, Hoxha i bëri thirrje Rusisë “që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata”.

Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës”, tha ai,

Hoxha shtoi se “ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”.

Burimi ATSH

Hoxha pret Jeffers: Shqipëria gati të japë kontributin e saj për paqen në Gaza

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret Jeffers: Shqipëria gati të japë kontributin e saj për paqen në Gaza

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës…