Konferenca e tetë Ndërqeveritare në 26 maj, Hoxha: Një tjetër moment historik në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një panel mbi zgjerimin dhe trendet aktuale përgjatë forumit GLOBSEC në Pragë të Republikës Çeke.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një panel mbi zgjerimin dhe trendet aktuale përgjatë forumit GLOBSEC në Pragë të Republikës Çeke.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Ministri Hoxha riafirmoi se integrimi evropian mbetet zgjedhja strategjike dhe e pakthyeshme e Shqipërisë, duke u ndalur në progresin e rëndësishëm të vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Procesi i anëtarësimit në BE mbetet përparësia jonë kryesore kombëtare. Ai qëndron në zemër të përpjekjes sonë për zhvillim, ka udhëhequr vazhdimisht reformat tona, ka forcuar institucionet tona dhe ka ndihmuar në transformimin e Shqipërisë në një demokraci funksionale të bazuar në sundimin e ligjit”, deklaroi Hoxha.

Hapja e të 33 kapitujve të negociatave në kohë rekord, theksoi ai, pasqyron dy anët e së njëjtës monedhë. “Nga njëra anë, vendosmërinë tonë të palëkundur për reforma në një proces të bazuar në meritë; nga ana tjetër, qartësinë e vizionit dhe angazhimin politik të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare”, shtoi Hoxha.

Sipas Hoxhës, ambicia dhe fokusi ynë janë të qartë: të vazhdojmë dhe të konsolidojmë një rrugë të pakthyeshme reformash, duke iu afruar objektivit tonë çdo ditë.

Në këtë drejtim, theksoi ai, Konferenca e tetë Ndërqeveritare (IGC8) e ardhshme me Shqipërinë mbi “Raportin e Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme” (IBAR), e planifikuar për 26 maj 2026, do të shënojë një tjetër moment historik në procesin e anëtarësimit në BE.

“Konferenca do të konfirmojë përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe do të vendosë piketat përmbyllëse për Grupkapitullin 1 -Themeloret”, nënvizoi Hoxha.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së ka qenë gjithmonë një investim në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës.

“Sot, kjo është bërë një imperativ. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dhe përqafojmë integrimin gradual, qasjen “akses para anëtarësimit”, ku ndërsa i afrohemi anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, qytetarët dhe bizneset tashmë mund të ndiejnë përgjatë rrugës, përfitimet e prekshme të integrimit”, u shpreh ministri.

Burimi ATSH

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…