Lamallari takohet me Kancelarin e Austrisë: Shqipëria ka bërë progres, mbështetje për integrimin në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim të veçantë në kuadër të Europa Forum Wachau në Austri me Kancelarin austriak, Christian Stocker, si dhe ish- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim të veçantë në kuadër të Europa Forum Wachau në Austri me Kancelarin austriak, Christian Stocker, si dhe ish- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Lamallari në një postim në rrjetet sociale thekson se gjatë takimit ka marrë një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

“Një takim krejt i veçantë në Europa Forum Wachau ishte ai me Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Mora prej tyre një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugën europiane të Shqipërisë dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit tonë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, shkruan Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme thekson gjithashtu, se progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian po njihet dhe vlerësohet gjerësisht nga partnerët ndërkombëtarë.

“Shqipëria ka dëshmuar në vijimësi se është një aleate e denjë në NATO dhe një vend që meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, falë reformave, stabilitetit dhe angazhimit të palëkundur për vlerat perëndimore. Progresi që ne kemi bërë në rrugën e integrimit, reformat, forcimi i institucioneve dhe roli konstruktiv si faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon, njihet dhe vlerësohet gjerësisht në të gjitha kancelaritë europiane”, tha Lamallari.

Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Europa Forum Wachau, një nga forumet më të rëndësishme të diskutimeve politike dhe strategjike në Europë.

Burimi ATSH

Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të…