Gonxhja: Çadër dhe shezlong falas nëse konsumon diçka, model pozitiv në Dhërmi

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja deklaroi se modeli i aplikuar në Dhërmi, ku çadra dhe shezlongu ofrohen pa pagesë nëse konsumohet diçka, përbën një praktikë pozitive që vendos në qendër shërbimin dhe turizmin e aksesueshëm.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja deklaroi se modeli i aplikuar në Dhërmi, ku çadra dhe shezlongu ofrohen pa pagesë nëse konsumohet diçka, përbën një praktikë pozitive që vendos në qendër shërbimin dhe turizmin e aksesueshëm.

“Patjetër që prioritet i yni është plazhi, pushimi, turizmi i përballueshëm, i aksesueshëm nga çdo xhep e shije, i drejtë për raportin çmim/cilësi, kosto/kënaqësi, i fiskalizuar, jo kurth, duke garantuar edhe industrinë e ekonominë, edhe të ardhura të vetëqendrueshme vendore por edhe alternativat për të gjithë – tipologjitë e stacioneve të plazhit private, ato publike të menaxhuara nga vetë bashkitë si dhe ato të virgjëra me detyrimet respektive të siguri/higjenës”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se këtë sezon është rritur sipërfaqja e plazheve publike, janë përmirësuar sinjalistikat orientuese dhe janë aplikuar tarifa më ekonomike, ndërsa sezoni turistik po administrohet në koordinim ndërinstitucional.

“Shqipëria konfirmohet bindshëm si një destinacion model i mikpritjes, me operim gjithëvjetor të mirëstrukturuar e gjithnjë e më të ndërgjegjësuar mbi vlerën e një qasjeje afatgjatë të të bërit biznes e të një tregu të qendrueshëm, si dhe me ndjeshmëri të lartë mjedisore pa harruar se e tërë vija bregdetare, liqenore e lumore janë pasuri kombëtare”, tha ministri, duke shtuar se natyra, pastërtia dhe qetësia mbeten prioritete kryesore për zhvillimin e turizmit në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…