E gjithë drita që nuk shohim!

Ali Oseku eshte nje nder piktoret me te rendesishem te pas 90es shqiptare, dhe ka qene gjithashtu nje nder piktoret me te dashur per familjen time.


Ali Oseku eshte nje nder piktoret me te rendesishem te pas 90es shqiptare, dhe ka qene gjithashtu nje nder piktoret me te dashur per familjen time. Jam ndier e nderuar qe ai me besoi kurimin e ekspozites se tij, dhe jam ndier e nderuar per te gjithe oret qe kalova ne pranine e artistit rebel te pamposhtur, te cilin e arriti ta gjunjezoje vetem humbja e dashurise se madhe te jetes: gruas se tij.
Ekspoziten e tij mund ta vizitoni ne @harabelcontemporary.

E GJITHË DRITA QË NUK SHOHIM

Tekst kuratorial nga Ajola Xoxa

“Bukuria gjendet pothuajse në çdo gjë”, thoshte gjyshja ime. Por duhet të jesh i vëmendshëm, duhet të vështrosh dhe jo vetëm të shikosh.

E shpesh do e gjesh tek qëndron heshtur fare pranë teje, çdo ditë, çdo natë, në përsëritje të përjetshme.

Natyra, qiejt, pemët, fshati i vogël që nga larg duket gjithmonë i paqtë, ndryshimi i stinëve, dita që i lë vendin natës. Nata. Pikërisht aty.

Dhe nëse mund ta shohësh, nuk ka nevojë të jesh romantik për ta kuptuar, nuk ka nevojë ta përshkruash me fjalë të mëdha; bukuria është e qartë, e vërtetë dhe e pagabueshme, nuk kërkon vëmendje, nuk ka nevojë të vërtetojë asgjë. Dhe shpesh është e thjeshtë, siç është bukuria e gjërave të zakonshme.
Dhe pastaj është ajo bukuria e heshtur dhe e pashpjegueshme që vetëm pak njerëz zotërojnë, lloji i bukurisë së cilës nuk i vendos dot një emër.

Unë e quaj Dritë.

Dhe disa kanë më shumë prej saj.

Dhe disa të tjerë e shquajnë më mirë. Në lëvizjet e gjetheve. Në fjalët e një poeti. Në tingullin e natës. Tek njerëzit. Tek ne.

Ali Oseku ka këtë aftësi të rrallë: ai e sheh dritën.

Kur shikon qiejt, kur sheh pemët që lëvizin me erën, kur perëndon dielli. Në sytë e gruas së tij ose në gjestet e saj të përditshme të dashurisë. Ai mdje e sheh bukurinë edhe në ditët më të errëta të jetës së tij. Në anën tjetër të murit të një burgu.

Në dhimbje.

Në heshtje.

Në atë që është e thjeshtë.

Në atë që është e zakonshme.

Në atë që përsëritet që në fillim të kohës.

Dhe pastaj ai e pikturon atë. Me të gjitha ngjyrat e mundshme që sytë tanë mund të shohin.

Nuk ka nevojë për një emër, nuk ka nevojë për një shpjegim.
E më pas, përmes tij, edhe ne arrijmë arrijmë ta shohim.

Lexo më shumë nga

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…