Rama: Hetimi i SPAK për sterilizimin nuk cënon suksesin e kësaj nisme

Kryeministri Rama pa nga afër ambientet e sterilizimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të Partneritetit Publik Privat për sterilizimin në shëndetësi, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për rilindjen e shëndetësisë.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama pa nga afër ambientet e këtij spitali, ndërsa u informua nga mjekët mbi përfitimet që garanton procesi i sterilizimit.

“Doja të vija më shumë për të shfrytëzuar këtë moment ku u bë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës dhe kompanisë përkatëse, midis përfitimit të madh që ka pasur sistemi dhe çfarëdoqoftë që individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine, që është puna e tyre me drejtësinë”, theksoi ai.

Kryeministri deklaroi se “hetimi i SPAK siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”.

“Kur ndodhi në fillim ajo që u lajmëruan masat e sigurisë për atë grupin që kanë bërë procesin, kam marrë disa mesazhe nga mjekë që ndonjë edhe nuk e njihja. Ishin të gjithë të shqetësuar se mos bllokohej kjo gjë. Dhe kjo nuk është pjesë fare e kësaj gjëje dhe nuk ka shanc, sepse qëllimi jonë i përbashkët pse kemi bërë këtë është t’ju japim juve instrumentat e klasit më të lartë sot. Dhe janë. Nuk ka qenë që ‘hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni çfarë të kapni’. Kush sheh ‘të kapim çfarë të kapim’ ka tjetër drejtim, ne jemi për këtë drejtim. Kështu që kjo jo vetëm është e garantuar, por duhet ta përsosim duke qëndruar vazhdimisht në nivelin më të lartë, se ndërkohë edhe bota i përsos këto gjëra”, tha Rama.

Rama: Shqipëria po lë pas korrupsionin dhe krimin, dëshmi rritja e turizmit dhe investimeve të huaja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është një vend që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria po lë pas korrupsionin dhe krimin, dëshmi rritja e turizmit dhe investimeve të huaja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është një vend që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e…