Gjimshiti: Skuadra është gati për të bërë realitet ëndrrën e madhe të Botërorit

Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti doli sot në konferencë para medieve së bashku me trajnerin Silvinjo, në vigjilje të ndeshjes së play-off-it përballë Polonisë, që luhet ditën e nesërme.


Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti doli sot në konferencë para medieve së bashku me trajnerin Silvinjo, në vigjilje të ndeshjes së play-off-it përballë Polonisë, që luhet ditën e nesërme.

Kapiteni kuqezi u shpreh se skuadra është gati që të japë maksiumin, me qëllimin për të bërë një ëndërr të madhe realitet. Qendërmbrojtësi theksoi se shanset janë të barabarta, ndërsa tregon se ekipi është maksimalisht i motivuar.

Sa e ndjen peshën e ndeshjes, në këto nivele konkurrimi?

Po sigurisht, besoj që e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play-off”-in. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin. Sigurisht kundërshtari ka nivel të lartë dhe do të provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.

Sa gati është kjo skuadër përtej faktit që kemi edhe shumë mungesa?

Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por është dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do të fitojë.

Sa e vështirë është të markosh një lojtar si Levandovski, me cilësitë që ka, si rreziku më i madh për mbrojtjen tonë?

Është shumë e vështirë, nuk ka dyshime, sepse është një nivel të lartë në vitet e fundit, aq lart sa është shumë e vështirë të arrijnë sulmuesit. Ai është një nga ata sulmues që ka bërë karrierë aq të gjatë në ato nivele. Por nuk do jem i vetmi të provoj të ndal Levandovskin, duhet që gjithë skuadra të jetë në momente të mira, si në mbrojtje, si në sulm.

Cilën do të vlerësonit më shumë trofeun e Europa League me Atalantën apo mundësinë e shkuarjes në Kupën e Botës me Shqipërinë?

Në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Por besoj që si kapiten, të bëj një histori kaq të madhe me Shqipërinë, besoj që do të jetë e mrekullueshme e pa fjalë. Por duhet të shohim hap pas hapi, ndeshja më e rëndësishme është nesër, të mendojmë vetëm për nesër e pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

Si i shikoni shanset e kualifikimit dhe si do të jetë tipologjia e lojës, në mbrojtje apo do të sulmoni?

Besoj se shanset kur të hysh në fushë janë 50 me 50. Unë hyj në fushë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja… Risia ka qenë e mirë dhe madhe. Kemi marrë eksperiencë në ndeshjet e fundit, që do të na ndihmojë dhe nesër. Taktikën e vendos trajneri. Si të sulmojmë dhe mbrojmë, të dyja duhet të jenë perfekte pothuajse për të fituar me një kombëtare si Polonia.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.