Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim lidhur me ecurinë e çmimeve të karburanteve në treg.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim lidhur me ecurinë e çmimeve të karburanteve në treg.

Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për vendimin e Bordit në një kohë kur çmimi i naftës arriti në rreth 217 lekë/litër, Demo theksoi se institucioni është aktualisht në proces të analizimit të të dhënave mbi lëvizjet e tregut.

“Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimeve që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot”, tha ai.

Sipas tij, në vlerësim po merren parasysh veçanërisht ndryshimet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, si dhe ndikimi që këto zhvillime kanë në tregun vendas.

Ministri nënvizoi se vendimmarrja e Bordit synon garantimin e transparencës dhe shmangien e spekulimeve në treg, duke mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Nuk mund të flas në detaje, rritja e çmimit të naftës dhe aq më tepër inflacioni që ajo sjell në produktet në një bazë të gjerë kërkon një kohë të caktuar. Të garantojmë transparencën duke filluar me produktet bazë dhe ato si nafta që të mos ketë spekulim në treg”, tha Demo.

“Qeveria është e gatshme të ndërhyjë me instrumentet e nevojshme, përmes Bordit të Transparencës apo mekanizmave të tjerë, në rastet kur barra për qytetarët bëhet e konsiderueshme”, u shpreh Demo.

Burimi ATSH

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.