Saro: AIDA partner strategjik për investitorët, projekte konkrete në energji, bujqësi dhe digjitalizim

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro deklaroi sot se Shqipëria ofron mundësi konkrete për investime në sektorë kyç të ekonomisë, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.


Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro deklaroi sot se Shqipëria ofron mundësi konkrete për investime në sektorë kyç të ekonomisë, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë edicionit të dytë të “MatchMaker Albania 2026”, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, Saro theksoi se vendi nuk po vepron thjesht me premtime, por me rezultate konkrete dhe projekte të gatshme për t’u realizuar.
“Në këtë sallë flasim për një mozaik të gjallë, për një Shqipëri që ndërton ura dhe mbjell fara të reja për zhvillimin ekonomik dhe social”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e AIDA-s shpjegoi se fokusi i këtij edicioni ishte te katër fusha kyçe.

“Pasuritë e luajtshme të së ardhmes dhe zhvillimi i destinacioneve mikpritëse dhe urbanizimi; energjia e ripërtëritshme dhe zgjerimi i kapaciteteve energjetike, ku Shqipëria po shndërrohet në një “fabrikë të gjelbër” me projekte publike dhe private të gatshme për përshkallëzim në të gjithë vendin; bujqësia me teknologji të lartë, ku prodhimet në serat moderne po orientohen drejt eksportit; dhe horizontet digjitale, ku energjia rinore takohet me energjinë digjitale globale, e fuqizuar nga politika mbështetëse dhe inovacioni”, nënvizoi Saro.

Sipas saj, mesazhi është i qartë, të gjitha platformat, institucionet dhe partnerët financiarë janë të angazhuar dhe projektet janë gati për t’u realizuar.

“Ky është momenti për të vepruar. Tek AIDA nuk promovojmë vetëm mundësi, por i strukturojmë ato dhe veprojmë si partner strategjik për investitorët”, tha Saro, duke vënë theksin te rëndësia e krijimit të urave bashkëpunimi midis institucioneve dhe sektorit privat, me besueshmëri dhe transparencë në çdo hap, me qëllim final zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…