Kinë, digjitalizimi nxit modernizimin e vendit

Me hyrjen në epokën e ekonomisë digjitale, teknologjia dhe ekonomia digjitale do të nxisin valën e re të modernizimit dhe do të ofrojnë mundësi të reja për modernizimin e Kinës.


Nga Jiang Lei, CRI

Në raportin e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës vihet në dukje: “Kina do të përshpejtojë zhvillimin e ekonomisë digjitale, do të nxitë integrimin e thellë mes ekonomisë digjitale e ekonomisë reale dhe do të krijojë grupe industriale digjitale me konkurrueshmëri ndërkombëtare.”

Ka ardhur epoka e ekonomisë digjitale

Pak ditë më parë u zhvillua në Pekin Konferenca Globale e Ekonomisë Digjitale (GDEC) 2023, në kuadër të së cilës u zhvilluan disa forume dhe veprimtari mbi zhvillimin e teknologjisë digjitale dhe aplikimeve në këtë drejtim. Vlen të përmendet që në ceremoninë e mbylljes të kësaj konference, kreu i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Informatizimit të Bashkisë së Pekinit, Jiang Guangzhi, publikoi arritjet kryesore të kësaj konference me “trup digjital”, që në mënyrë të gjallë u ka ofruar pjesëmarrësve një përvojë krejtësisht të re fantastike digjitale.

Foto nga VCG

Me hyrjen në epokën e ekonomisë digjitale, teknologjia dhe ekonomia digjitale do të nxisin valën e re të modernizimit dhe do të ofrojnë mundësi të reja për modernizimin e Kinës. Me zhvillimin e ekonomisë digjitale, Kina do të zgjerojë pandërprerë modernizimin e saj, do të nxisë modelin e zhvillimit nga modeli industrial në atë digjital dhe do të krijojë një bazë më të lartë për modernizimin e vendit.

Vitet e fundit, ekonomia digjitale është bërë fuqia kyçe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të Kinës. Në vitin 2022, përmasat e ekonomisë digjitale kineze kanë arritur në 50.2 trilionë juanë, duke zënë 41.5 % të GDP-së së vendit. Sektori i shërbimit dhe sektori industrial janë bërë “dy motorët” për zhvillimin e ekonomisë digjitale, ndërsa burimi kryesor i rritjes ekonomike po kalon më shpejt drejt digjitalizimit.

Foto nga VCG

Digjitalizimi i sektorëve tradicionalë

Vitet e fundit, për të rritur më tej zhvillimin ekonomik dhe për një ritëm më efikas modernizimi, Kina ka nisur procesin e digjitalizimit në sektorët kryesorë tradicionalë.

Bujqësia është baza e ekonomisë. Këto vite, sektori bujqësor ka përshpejtuar procesin e digjitalizimit, duke pasur përparime të mëdha në inkubimin digjital të farërave, kërkimin e aplikimin e pajisjeve bujqësore, si edhe në krijimin e fushave inteligjente bujqësore. Këto e kanë ngritur shumë efektivitetin e prodhimit bujqësor. Tani niveli i mekanizimit të mbjelljeve dhe korrjeve e kalon 72 % dhe janë vënë në përdorim mbi 600 mijë pajisje “Beidou” për makinat bujqësore. Kështu, është aplikuar gjerësisht modeli inteligjent në ndjekjen e prejardhjes së produkteve, ujitjen inteligjente, serra inteligjente dhe plehërimin e saktë. Tani, celularët janë bërë mjetet e reja bujqësore, transmetimi i drejtpërdrejtë në internet është bërë puna e re bujqësore dhe të dhënat digjitale janë bërë prona të reja bujqësore.

Në sektorin industrial digjitalizimi është në thellim të mëtejshëm. Në ndërmarrjet industriale janë zbatuar thellësisht programet e digjitalizimit. Ndërmarrjet kanë përshpejtuar përdorimin e informatikës cloud, digjitalizimit dhe metodave inteligjente në prodhim. Deri në fund të tremujorin e parë të vitit 2023, ndërmarrjet kryesore industriale e kanë ngritur nivelin e kontrollit digjital të fazave kyçe të prodhimit në 59.4% dhe niveli i kërkimit e dizenjimit digjital ka arritur në 77.6%. Platforma e internetit industrial, sistemi kibernetik, siguria industriale dhe shpjegimi i shenjave janë në përmirësim të pandërprerë, duke u integruar në mënyrë të gjithanshme në 45 kategoritë e ekonomisë kombëtare të Kinës. Deri tani, në Kinë ka mbi 240 platforma të mëdha të internetit industrial, që kanë krijuar lidhje me mbi 89 milionë pajisje o makina industriale. Kjo ka luajtur rol gjithnjë e më të dukshëm në pakësimin e kostos industriale.

Foto nga VCG

Arritjet e fundit e ekonomisë digjitale

Në ceremoninë e mbylljes, Jiang Guangzhi deklaroi arritjet kryesore të Konferencës Globale të Ekonomisë Digjitale, duke u shprehur që kjo konferencë ka ofruar një platformë globale për shkëmbimet dhe bashkëpunimin në ekonominë digjitale.

Në konferencën e sivjetshme, Pekini ftoi përfaqësuesit e 18 qyteteve të botës, si Pusan, Kopenhagë, Johanesburg, Londër, San Francisko dhe Vjenë për publikimin e nismës “Bashkëpunimi mes qyteteve globale për ekonominë digjitale”. Synimi i kësaj nisme është që të nxitet bashkëpunimi ndërmjet qyteteve, të përdoret mjedisi i hapur i tregut, të ndërtohet mjedisi me inovacion digjital, të shpejtohet ndryshimi digjital urban, të ndihmohet zhvillimi i gjelbër dhe të mbështetet bashkëpunimi digjital me përfitime të përbashkëta në mbarë botën.

“GDEC do të vazhdojë të përpiqet për thellimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e arritjeve digjitale dhe do të japë kontribut më të madh në formimin e ekonomisë digjitale me përfitime të përbashkëta, të balancuar, të koordinuar e përfshirëse, bashkëpunim dhe lulëzim të përbashkët në kryeqytetin kinez,” u shpreh Jiang Guangzhi, me “trupin e tij digjital” në GDEC 2023.

Burimi: CRI.CN

 

Lexo më shumë nga

Ligji i ri për banesat, Mazniku: Banorët bashkëpronarë të hapësirave kolektive, rritet cilësia e jetës

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ligji i ri për banesat, Mazniku: Banorët bashkëpronarë të hapësirave kolektive, rritet cilësia e jetës

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave…