Zgjedhjet 2025 – Numërohen 4105 qendra votimi, PS kryeson me 52.38%

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë është në epërsi me 563 686 vota, duke përfaqësuar 52.38% të votave të vlefshme të numëruara deri tani.

Numërohen 3908 qendra votimi, PS kryeson me 52.46 % të votave

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave Partia Socialiste kryeson me 535 618 vota ose 52.46% të tyre, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 348 828 vota ose 34.17 %.

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi votat nga Greqia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi sot se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

KQZ: Pjesëmarrja në votime 42,17%, nga diaspora 79,24%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi përqindjen e të dhënave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me raportimet nga 3020 qendra votimi nga 5225 në total.

Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime është 40,94%.

KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 21.90% e qytetarëve

Deri tani kanë votuar 312 214 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

KQZ: Deri në orën 10:00 kanë votuar 13.42% e qytetarëve

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat do të mbyllen në orën 19:00.

Celibashi mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.

KQZ priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.